Fëmijë të fshehtë, seks me punëtoren, emigracioni, vjehrra. Dhe kumari, sidomos kumari! Njihni gjashtë drama familjare nga dosjet e shumta të divorceve në Gjykatën e Tiranës

loading...


Entela Resuli 

Botuar në DITA

Papunësia, gjendja e vështirë ekonomike, përkeqësimi i komunikimit dhe raporteve brenda familjes, mungesa e objektivave seriozë dhe afatgjatë, emigracioni janë disa nga shkaqet që çojnë çiftet drejt ndarjes.

DITA ka shfletuar disa vendime gjykate për të kuptuar diçka më shumë. mbeten viktimat kryesore.

Ja disa detaje shkëputur nga materialet gjyqësore:

1- Pas divorcit zbulon se… fëmija i fundit s’ ishte i tij

Në vendimin që mban datën 12.03.2015, paditësi A.B. 54 vjeç ka qenë i martuar me shtetasen F. B., nga martesa e tyre kanë pasur 5 fëmijë. Pas përfundimit të çështjes së divorcit, gjykata ka vendosur që fëmijët t’i lihen nënës për rritje, ndërsa babai i është dhënë e drejta e takimit të tyre si dhe detyrimi për të kontribuar nga ana ekonomike.

Por çfarë dukuri? Gjatë kohës që çifti ishte në procedura për zgjidhjen e martesës, A. ka ndjekur lëvizjet e bashkëshortes së tij dhe ka konstatuar shoqërimin e saj me një person tjetër. Kjo e bëri të dyshonte për një lidhje mes tyre që mund të kishte nisur më parë se të bëhej zgjidhja e martesës.

Nisur nga këto dyshime dhe për të provuar me fakte hamendësimet e tij, ai kërkon bërjen e analizave të ADN-së për djalin e vogël. Nga analizat rezultoi që fëmija s’ është i tij.

54-vjeçari i ndodhur para një fakti të tillë, kthehet sërish në Gjykatë. Këtë herë kërkon kundërshtimin e atësisë së fëmijës, por s’ mbaroi me kaq.

I lënduar dhe i tronditur, pak kohë më pas i lindën dyshime edhe për vajzën, që mund të mos ishte e tij. Por analizat treguan se vajza ishte fëmija biologjik i paditësit A. B.

Pas këtij përfundimi babai kërkoi pushimin e çështjes me objekt kundërshtimin e atësisë për vajzën, 15 vjeçare.

Nga kjo histori në moshën 54-vjeçare ky burrë doli i divorcuar dhe… me një fëmijë më pak.

2-Ngritën një biznes familjar, “kur isha në pritje të fëmijës së tretë, ai lidhet me një nga punëtoret…”

D.D. dhe S.D. kishin 22 vite martesë, dhe 3 fëmijë të rritur. Nga vendimi i gjykatës së Tiranës që mban datë 09 nëntor mësojmë se, është bashkëshortja ajo që ka kërkuar zgjidhjen e martesës.

Ata kanë lidhur martesë në vitin 1994. Kanë tre fëmijë të datëlindjeve 1994, 1997, 2010. Sipas bashkëshortes, problemet nisën pasi ata hapën një biznes familjar.

Në kohën kur gruaja ishte në pritje të fëmijës së tretë dhe qëndronte regjim shtrati bashkëshorti i saj kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me një punëtore, që ishte marrë në punë nga të dy. Më vënien në dijeni të këtij fakti fillojnë grindjet. Për këtë situatë paditësja kërkoi dhe ndihmën e prindërve, por s’ u arrit gjë.

Ai vazhdon historinë me punëtoren e vetë ndërsa gruaja e tij s’ ka mundësi të shkojë të punojë për këtë fakt. deklaron se “edhe pse kanë gati dy vjet që s’ jetojnë më bashkë, ai ndikon negativisht te fëmijët pasi u plotëson çdo gjë me anë të lekut duke i vënë kundër saj”.

3-Shitëm shtëpinë për borxhet e kumarit, shkuam te prindërit…

Veset, sidomos kumari është një tjetër shkak që çon familjet shqiptare drejt shkatërrimit. Ky është rasti i këtij çifti, i cili është martuar në 1996 dhe janë prindër të dy fëmijëve adoleshentë, vajzën 18 vjeç dhe djalin 16. Ka qenë bashkëshortja që i është drejtuar gjykatës me kërkesën për zgjidhje martese. mban datën 09 mars.

Sipas rrëfimit të paditëses A. . deklaruar në vendimin e gjykatës së Tiranës, thuhet se:

“Me D. jam njohur në vitin 1994 dhe kemi lidhur martesë në vitin 1996. Nga martesa jonë kemi dy fëmijë, vajzë dhe djalë. Në fillim të martesës kemi qenë mirë bashkë. Më pas atij iu desh të largohej për në Itali për punë.

Pas kthimit ishte i papunë për pothuajse tre vite. Më pas gjeti punë në administratën publike, në këtë kohë unë kuptova që ai nisi të luante shumë kumar. Arsyeja që jam këtu për divorc është meqë ka futur në borxh familjen për shuma vërtet të mëdha.

Personat që u kishte borxh erdhën të kërkonin paratë në shtëpi. Ne shitëm një shtëpi për të blerë një më të vogël që të paguante borxhet e kumarit me diferencën. Më pas shitëm edhe shtëpinë emvogël, meqë ai kishte lënë lekë të tjera në bixhoz dhe borxhlinjtë kërcënonin. Më pas ne shluam të jetonim te shtëpia e prindërve të .

Pas disa kohësh ai s’ e pranonte më dot një gjë të tillë dhe u largua. Tani unë kam 2 vite që jetoj pa të. i kam mbajtur unë. Që nga kjo periudhë s’ kam pasur më kontakte. më kanë thënë që ai jeton me të atin. Ai për herë të fundit me mua ka kontaktuar në Nëntor 2014. Marrëdhënia me fëmijët s’ është e mirë pasi ai s’ interesohet aspak për ta. Është i papunë, e kam parë disa herë në lagje, shumicën e kohës është i pirë”- shkruhet në deklaratën e gruas, sipas vendimit të gjykatës.

Sot ky çift është i ndarë dhe fëmijët qëndrojnë me nënën e tyre.

4 – s’ më donte vjehrra…

Në këtë histori gruaja që kërkon divorc, rezulton të jetë dy vite më e madhe se bashkëshorti i saj. , . K. (1979) dhe I. K. (1981). Ajo kërkon veç zgjidhjes së martesës, edhe kujdestarinë e djalit.

me numër 1547 thotë se sipas dëshmisë së 37-vjeçares gjithçka ka filluar në vitin 2002.

“Jemi njohur me I. në Greqi, u dashuruam. Vitin e parë kaluam mirë. Por kisha shumë probleme me vjehrrën, sillej shumë keq me mua. s’ më pranoi si nusen e saj që në fillim. Me shumë probleme kemi shtyrë 10-12 vite, por tani s’ ia vlen më.

Ai, njerëzit e s’ i donte aspak. U futëm në konflikte të mëdha me familjen time derisa s’ shtyhej më. Ndarja jonë ka ndodhur në Greqi, ne s’ jetojmë bashkë, por dua të bëhet zgjidhje martese zyrtate. Unë jetoj në Greqi me motrën, djali rri me bashkëshortin. E takoj kur ai del nga shkolla. Me djalin i kam shumë të mira marrëdhëniet, ai më do shumë.

Kërkoj që fëmijën ta mbaj unë”- mbyll rrëfimin dhe argumentin e parë, zonja.

ndërsa bashkëshorti i pyetur nga gjykata, ka rënë menjëherë dakord për zgjedhjen e martesës, por ka kërkuar që fëmijën ta mbajë vetë për shkak të kushteve që i ka krijuar. Edhe gjykata kështu ka vendosur, divorcin e prindërve dhe lënin për rritje dhe edukim të fëmijës 11 vjeç, të atit.

5 – Ai ndryshoi, filloi të vinte vonë në shtëpi…

Prindër të dy fëmijëve, djali 12 dhe vajza 10 vjeç. mban datën 13 shkurt dhe është bashkëshortja ajo që i drejtohet gjykatës me objekt padie zgjidhje martesë.

Në vendim tregohet nga E. se në fillim të dy kishin një marrëdhënie shumë të mirë, ndanin interesa të përbashkëta dhe komunikim të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Në vitin 2003 vjen në jetë djali i tyre R. dhe në vitin 2005 vjen në jetë vajza.

Të dy ishin prindër të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kishin një jetesë të qetë familjare. Më pas në fillim të vitit 2012 E. deklaron se sjellja e S. filloi të ndryshojë. Ai ishte më neglizhent ndaj familjes dhe kthehej në shtëpi në orare të vona. Kjo gjë u bë shumë e dukshme dhe problematike.

E. pohon se të ardhurat që bashkëshorti i saj sillte në shtëpi po bëheshin shumë të pakta në këtë periudhë dhe familja kishte probleme me e shkollave të fëmijëve duke qenë se ata studionin në shkollë private. Më vonë ajo mori vesh se bashkëshorti i saj kishte probleme me kumarin dhe aty shpenzonte të ardhurat që fitonte. Shumë shpejt ajo zbulon se ai kishte akumuluar tashmë borxhe shumë të mëdha financiare për shkak të kumarit dhe personat të cilëve u detyrohej para S. filluan të vinin dhe t’i kërkonin paratë te gruaja dhe njerëzit e saj.

Për këto arsye ajo vendosi t’i jepte fund marrëdhënies duke i kërkuar  bashkëshortit të largohej nga shtëpia. Për hir të fëmijëve ata kanë ruajtur marrëdhënie pozitive, por, me vendim gjykatë tashmë janë të divorcuar dhe fëmijët qëndrojnë me nënën.

6 – Në Greqi ishin mirë, sa erdhën në , u ndanë

që kemi në dorë mban numrin 1459. e dy fëmijëve i është drejtuar gjykatës me kërkesë për divorc.

R.M. ka paditur S.M. Në shpjegimet e saj pala paditëse ka pohuar se marrëdhëniet e tyre kane qenë shumë të mira, pasi janë martuar kanë shkuar së bashku në Greqi, aty kanë jetuar e punuar si emigrantë. Janë bërë me tre fëmijë, tre vajza. Për 13 vite kanë jetuar një jetë të qetë familjare, deri para dy vjetësh kur ata u kthyen në .

Në Tiranë në zonën e Kombinatit ata kanë një shtëpi të ndërtuar prej tyre me kontributin e punës së përbashkët. Sipas bashkëshortes, përpara një viti kane filluar konfliktet meqë të ardhurat që kishin fituar në Greqi mbaruan dhe papunësia ishte problem i madh për të dy.

S. s’ gjeti dot punë. Aty kanë lindur edhe debatet mes tyre pasi për rritjen dhe shkollimin e fëmijëve duheshin të ardhura. Në këtë kohë S. është larguar nga banesa dhe pas një kohe të gjatë ai s’ është kthyer. Në këto kushte, e ndjerë e braktisur, bashkëshortja ka kërkuar zgjidhje martesë, kërkesë e cila është aprovuar nga gjykata më datën 26 shkurt….

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *