Thu. Jul 7th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Nga Lira Gjika/Ngurimi i fëmijëvë për të folur për prindërit, për të treguar se ata e keqtrajtojnë, tashmë është i njohur e i studiuar mirë në të gjitha shtresat e shoqërisë. John Boëlby qe i pari që e trajtoi këtë problem të marëdhënies prind fëmijë dhe në një nga librat e tij “ngjitje dhe humbje”, shkruan: -jo vetëm që fëmijët kanë frikë nga ajo që prindërit mund të thonë apo u bëjnë, Po qe se zbulojnë që fëmija “i ka spiunuar”, por ata kanë një frikë aq të madhe, deri aty, sa dyshojnë edhe te vetja për të thënë atë që ndjejnë dhe mendojnë për sjelljen e keqe, apo të rëndë, apo të tmerrshme që prindërit mund të ushtrojnë te ata. Kështu fëmijët në mënyrë vullnetare përfshihen në këtë “betim” me veten që të heshtin edhe me atë, veten e tyre, edhe pse në të njëjtën kohë dëshirojnë me gjithë shpirt që dikush tu vijë në ndihmë.-
Prindërit s’ janë gjithë kohës të acaruar me fëmijën, madje kujdesen e u plotësojnë edhe kapriço apo teka, që shpesh është mirë të mendohen para se ti plotësojnë dhe këtu qëndron edhe vështirësia. Studimet kanë treguar se mjafton një herë apo “rrallë e tek” siç shprehen rëndom vetë prindërit, që të mundësohet një gjëndje mosbesimi dhe frike që e “ngec” fëmijën si një ngërç në marrëdhënie me prindin. Ai, fëmija bën gjithçka mundet që ti bindet që të mos provojë më atë frikë që i vjen nga situata të caktuara të prindërve. Pasiguria e bën fëmijën që të heshtë dhe kështu ndërtohet distanca me prindërit apo murret e heshtjes.

Burimi:Living

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page