Fenomeni në Bosnjë: Mjekët po kërkojnë pushim mjekësor

loading...

Mediat kanë raportuar se 700 mjekë dhe pjesëtarë tjerë të stafit mjekësor kanë dalë në pushim mjekësor në kulmin e pandemisë së coronavirusit, duke ngritur dyshime se ndoshta po përpiqen t’i ikin infektimit. 300 prej tyre janë vetëm nga Qendra Klinike Universitare në Sarajevë, spitali më i madh në kryeqytet, duke shtuar thirrjet për ngritje të hetimeve, raporton Balkan Insight.

Rreth 150 mjekë shkuan në pushim në muajin mars, në kulm të pandemisë, sipas mediave.

Sebija Izetbegoviq, drejtore e qendrës klinike universitare në Sarajevë, paralajmëroi se problemi është serioz dhe mund të çojë në kolaps të sistemit shëndetësor.

“Në total janë 305 mjekë në pushim mjekësor, plus 100 në izolim. Por dy-e treta e tyre nuk justifikohen,” tha Izetbegoviq.

Ministri i sigurisë së Bosnjës, Fahrudin Radonqiq, javën e kaluar u bëri thirrje publikut të raportojnë çdo doktor që merr pushim pa justifikim.

“Kemi një situatë të patolerueshme pasi shumë mjekë po marrin pushim mjekësor, dhe qendrat klinike po i lejojnë ta bëjnë këtë,” tha ai më 7 prill.

Por Sindikata e mjekëve në kantonit e Sarajevës u përgjigj duke thënë se “një qeveri që sulmon mjekët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë përpiqet të fshehë pafuqinë dhe t’ua lë fajin të tjerëve, në këtë rast atyre që po përpiqen më së shumti”.

Related posts