Ferizaj, paraburgim të dyshuarit për dhunë në familje


loading...

Gjykata e Ferizajt, ka aprovuar kërkesën  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.B.

Sipas njoftimit, G.B po dyshohet për dhunë në familje, megjithëse gjykata s’ ka dhënë detaje mbi veprën por ka bërë të ditur se duhet të bëhet ekzaminim psikologjik për të pandehurin.

Tutje thuhet se paraburgimi ka qenë masa adekuate në këtë fazë të procedures.

” Është i nevojshëm ekzaminimi psikiatrik i të pandehurit, respektivisht për konstatimin e natyrës, llojit, shkallës dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore, llojin e ndikimit që mund të ketë sëmundja mendore, në të kuptuarit e veprimeve të pandehurit si dhe vlerësimin e aftësive të tij për ta mbrojtur veten dhe aftësitë që të konsultohet me persona tjerë”, njofton tutje Gjykata



loading...