Skip to toolbar

FFK tregon pse mungon Vedat Muriqi ndaj Moldavisë dhe Greqisë

loading...

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Moldavisë dhe ndaj Greqisë që luhen në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosovës do t’i mungojë sulmuesi kryesor Vedat Muriqi, pasi s’ figuron në listën e publikuar nga Challandes.

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, në një përgjigje për KALLXO.com, ka treguar arsyen se përse do të mungoj Muriqi.

Muriqi do të mungoj për shkak të një lëndimi në hamstring dhe do të jetë jashtë fushave përafërsisht rreth një muaj.

“Është i lënduar dhe ka me mungu deri në tri deri në katër javë dhe për këtë arsye s’ është pjesë e ekipit të Kosovës, për shkak të lëndimit në hamstring”, ka thënë Shala për KALLXO.com.

Challandes publikon listën e lojtarëve për dy ndeshjet e shtatorit



loading...