Fileto Pule me Salcë Kosi dhe Spinaq – Receta e Veçantë që Ngroh Shtëpinë

loading...


Mishi i pulës është pa dyshim një nga gatimet më të preferuara të familjeve shqiptare.

Mund ta keni provuar e kombinuar me gjithëçfarë përbërësish e shijesh të ndryshme nga orizi tek patatet apo hudhrat, duke shtuar gjithnjë shije të reja në tryezat tuaja.

Edhe në recetën e sotme, AgroWeb.org ju tregon si përgatisni pulën me krem spinaqi, argjinare dhe një sërë përbërësish të tjerë të shëndetshëm.

Në këtë recetë do të përfitoni një vakt të ngrohtëpër ta shturar në rastet tuaja të rëndësishme.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj dhe shijojeni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

150 -170 gr fileto pule

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 limon

1 argjinare rreth 300 gr

2 thelpinj hudhër

32 ml salcë kosi

1 tufë e vogël spinaq

Kripë

Piper i zi

Uthull molle

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të marinoni si fillim filetot e pulës.

Vendoseni atë në një enë dhe lyejeni mirë me kripë e piper të zi apo dhe me erëza të tjera që ju preferoni.

Zgjidhni një tigan mesatar dhe vendoseni atë në zjarr për të skuqur me pak vaj ulliri filetot tuaja të pulës.

Lërini ato të skuqen për 6-8 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë e më pas hiqini nga zjarri.

Shtridhini sipër të gjithë lëngun e limonit që ju kemi përmendur mësipër dhe lërini veçmas.

Ndërkohë pastroni me kujdes argjinaren Nëse e keni të freskët, duke i hequr të gjithë kurorën e gjetheve që ka përreth dhe pjesën e pushit në mes.

Merrni zemrën e artiçokës priteni në feta të holla dhe vendoseni edhe atë të skuqet në tiganin ku ndodhetpula duke hedhur dhe pak vaj ulliri.

Lërini të gjithë përbërësit të gatuhen për 3 minuta.

Duke ulur nxehtësinë në minimum, shtoni më pas  në tigan 2 thelpinj hudhër të prerë hollë, 50 ml uthull molle dhe lëreni të gatuhett për 2 minuta.

Shtoni në fund salcën e kosit, gjethet e spinaqit të pastruara, dhe hidhni sipas dëshirës sërish kripë dhe piper duke e lënë që të ziejë edhe për disa minuta të tjera.

Kur e gjithë receta të ketë marrë një pamje kremoze dhe filetot e pulës të jetë zbutur plotësisht mund ta hiqni nga zjarri./AgroWeb.org

Related posts