Fillojnë shërbimet e gjinekologjisë në QKMF në Suharekë


QKMF-Suharekë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, në Suharekë, ka filluar me shërbimet e gjinekologjisë.

Kjo me prezencën e mjekes vullnetare nga Prizreni, për t’i ardhur në ndihmë grave shtatzëna.

Njoftimin për këtë e ka bërë edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi:

“Duke pasur parasysh nevojat për shërbime gjinekologjike në QKMF-Suharekë, sot arritëm marrëveshje me Dr. Semra Sheqerxhi, specialiste e gjinekologjisë e cila do të ofroj shërbime gjinekologjike në QKMFSuharekë vullnetarisht çdo të Enjte prej orēs 15:00 – 19:00,  me termine paraprake”.

Burimi: Suhareka Online

74 / 100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!