Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër dokumentar hibrid ‘Table Stories’  

loading...

Dje në Qendrën Sportive ‘Sezai Surroi’ në Prizren kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër hibrid “Table Stories”.

Sipas njoftimit të QKK-së, filmi në regji dhe skenar të Samir Karahodës, është projekt që bazohet në ngjarjet e vërteta të anëtarëve të ekipit të pingpongut në që pas pranimit në Federatën Ndërkombëtare të Pingpongut me të drejta të plota, e kuptojnë që s’ kanë hapësirë për stërvitje, fakt që i nxit dy entuziastë të mobilizohen për ta riaktivizuar klubin e pingpongut dhe përgatitjet për gara të mëdha ndërkombëtare duke mos qenë të vetëdijshëm se çfarë i pret në këtë rrugëtim.

“Edhe pse situata me pandeminë s’ na lejoj t’i fillojmë xhirimet sipas planit origjinal, jemi të lumtur që më në fund u organizuam dhe e konsoliduam ekipin e produksionit për të filluar me xhirimet e projektit tonë të ri’, u shpreh Eroll Bilibani, producenti i filmit ‘Table Stories’ thuhet në njoftim.

Qendra Kinematografike ka shkruar se regjisori i filmit, Samir Karahoda thotë se  ‘Table Stories do të jetë një tribut ndaj talentëve të rinj të vendit, që për shkak të neglizhencës së institucioneve përgjegjëse detyrohen që vet të gjejnë zgjidhje alternative për të ushtruar aktivitetin e tyre sportiv apo edhe ti shuajnë ëndrrat.

“Do te jetë një projekt sfidues pasi që i gjithë filmi do të realizohet me protagonistë të vërtetë, por entuziazmi i tyre dhe dëshira për të treguar ngjarjen e tyre më bënë të besoj edhe më shumë si në ta ashtu edhe në projekt” shkruhet tutje.

Filmi planifikohet të kompletohet rreth muajit maj të vitit të ardhshëm.

Filmi është realizuar në produksion të SK Pictures, e subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës dhe Televizioni Kulturor Europian ‘ARTE’.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *