Fillon viti i ri shkollor me karrige në oborr të shkollës “Ismail Qemali”

loading...

Në oborrin e shkollës fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet janë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, i cili ka filluar sot për klasat institucionet parashkollore, klasat 1,2 3 6 edhe klasat 10 në shkolla.

Në fotografitë e dërguara në adresë të KALLXO.com shihen karrige të vendosura në oborrin e shkollës në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka marrë vendim që mësimi të filloj në dy faza, sot ka filluar faza e parë me institucionet parashkollore, klasat 1,2 3 6 edhe klasat 10 në shkolla, ndërsa klasat  4-5 do të fillojë sipas skenarit A.

ndërsa me 21 shtator do të fillojë mësimi për klasat 7,8,9, 11 dhe 12.

Në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për ruajtje të shëndetit të nxënësve në shkolla, thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës me anë të termometrit laserik çdo ditë.

Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur më 12 mars për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ministria e Arsimit kishte vendosur që mësimi të vazhdojë online.

Për klasat 1-9, mësimi është realizuar me anë të transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik, si dhe me anë të kanalit të Ministrisë së Arsimit në YouTube. ndërsa në nivel të shkollave të mesme të larta, mësimi në distancë është zhvilluar në mënyrë të decentralizuar, ku mësimdhënësit ishin bartësit kryesor.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *