Fjalët e fundit të të vrarit nga forcat serbe në Krushë

loading...


Mehmet Krasniqi, i mbijetuar i masakrës së Krushës ka rrëfyer për KALLXO.com se si ka shpëtuar nga shtëpia ku forcat serbe dogjën shumë persona nga ky fshat.

Deri më sot për masakrat në Krushë të Vogël dhe Krushë të Madhe është dënuar vetëm një person, Darko Tasiq, i cili është dënuar me 22 vite, por është dënuar vetëm për bartjen e kufomave, ndërsa vrasësit akoma janë të lirë.

Krasniqi për KALLXO.com ka treguar se si është vrarë njëri para syve të shumë personave një personi i cili po i bashkohej turmës.

“Ramadan Kojusha dhe Hysen Kojusha, vëllëzer, ishin duke ardhur prej shtëpisë në turmën e njerëzve, ndërsa e vranë Hyesnin, dhe ju hyri frika të gjithë popullit, posa e pamë duke rënë, plisi i bardh i shkoj në livardh”, tregon Krasniqi.

Ai rrëfen se ushtarët serb kanë detyruar plakun 70 vjeçar që mbledh kultetat e të gjithë turmës.

“Na hyri frika të gjithve, kur na qitën në rrugë në ndanë burrat veç, gratë veç, dhe na vendosën me duar mbrapa kokës, dhe na ulën në rrugë, dhe na thanë me i qit krejt kuletat përpara, duke na thënë “mos të him me ju kontrollu, pse po kërkoni me ju vra”. Ne të gjithë i vendosëm kultatet përpara, më pas, Adem Asllanin, plak 70 vjeçar e detyruan të dal dhe t`i mbledhë të gjitha kuletat”, rrëfen Krasniqi.

Krasniqi rrëfimin e tij e vazhdon duke treguar se si ushtarët serb iu thonin grave që të mbyten në Dri (Lum) ose të shkojnë në Shqipëri.

“Gratë e fëmijët i përcollëm poshtë, ju thonin shkoni dhe mbytuni në Dri ose shkoni për Shqipëri, kur dulëm matanë Drinit, ne s’ dinim ku janë e dinim se edhe ato po i qojnë diku me i vra, dhe pas një kohe erdh një urdhër nga serbët e fshatit, të na fusin brenda me dorë pas qafe. Prej atje kemi ardhur deri këtu me duar pas qafe deri kur na futën në dy dhoma dhe koridor, dhe kemi pritur një kohë deri sa kanë filluar të na pushkatojnë”, rrëfen Krasniqi.

Kransiqi rrëfen se si ushtarët serb filluan pushkatimet në Krushë.

“Filluan pushkatimet, bërtisnin fshatarët, pas pak kohe kanë gjuajtur një lëndë djegëse pa erë, mua më ka rënë në vesh një muaj e gjysmë në Shqipëri s’ më është shëruar”, tregon Krasniqi.

Ai tutje ka treguar se kur ushtarët serb kanë gjuajtur lëndën djegëse për të djegur popullin, në dhomën e tij ka qenë edhe Shefet Shehu të cilin s’ e kishte kapur plumbi dhe kur e kanë parë e kanë gjuajtur edhe atë.

“E kam pasur një bashkëfshatar mbrapa shpinës, ishte njëri i moshuar 65 vjeçar, e ka pasur vetëm krahun e këputur, me të kemi biseduar deri kur e ka bllokuar zjarri, posa kanë bartur me traktor tallë, duke vendosur përmbi kufoma. Unë isha në afërsi të murit, duke u djegur njerëzit e fshatit, unë fillova të bllokohem nga tymi, dhe thash “ndihmom i madhi zot, më mirë të vdes prej plumbit se prej zjarrit”, dhe jam nisur që të dal nga dritarja, kishte plotë ushtar, dhe kam dalur nga një dritare anash, i djegur kam dalur dhe kam hyrë në podrum në shtëpinë e axhës, dhe i kam parë nga shtëpia serbët duke bartur tallë dhe duke i gjuajtur mbi kufoma”, rrëfen Krasniqi.

Krasniqi ka rrëfyer se 112 persona kanë qenë në këtë masakër, dhe vetëm gjashtë prej tyre kanë shpëtuar, dy prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërsa katër janë akoma të gjallë.

Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.



Related posts