Flasin specialistët – Gjysma e Infektimeve me COVID-19, Pasojë e Asimptomatikëve


COVID-19 është tashmë pak më shumë se një vjeç dhe e infektimeve vazhdojnë në të tërë botën.

Simptomat e tij janë bërë të njohura tashmë nga ato më të lehtat si lodhja apo temperature deri tek humbja e shijes e nuhatjes apo problemet e rënda me mushkëritë.

në të tërë këtë grup pacientësh ata që ngrenë pikëpytjen më të madhe për mjekët janë personat të cilët duket se s’ shfaqin asnjë simptomë të sëmundjes.

Jo vetëm një rast studimor këta persona që sipas mjekëve janë në shumicë, mbartin dhe rrezikun e përhapjes më të shpejtë të këtij virusi.

Megjthëse bota ndodhet në hapat e parë të vaksinimit kundër këtij virusi, një studim i fundit ku bazohet, hedh dritë mbi një nga arsyen e përhapjes së shpejtë të tij.

infektuarit asimptomatikë

Gjysma e infektimeve në të tërë botën të cilat kanë arritur mbi 96 milionë, mendohet të jenë përhapur pikërisht nga persona pa simptoma të këtij virusi.

Këtë e mbështet një studim i publikuar në Janar të 2021, ku thuhet se 59% e të infektuarve në të tërë botën janë pasojë e personave të cilët s’ shfaqin simptoma të virusit.

Kjo shifër shtrihet edhe tek personat të cilët shfaqin simptoma dhe vonesë apo s’ i shfaqin aspak ato.

Studiuesit thonë se gjetjet e tyre tregojnë se si identifikimi dhe karantimi i pacientëve simptomatik s’ mjafton për të kontrolluar transmetimin e shpejtë të COVID-19.

Masat e rrepta të shëndetit publik në vendin tuaj, përfshirë vendosjen e maskës, distancimin fizik dhe testimi i gjerë i njerëzve pa simptoma është i nevojshëm për të identifikuar  të gjithë transmetuesit potencialë të virusit.

“Ky virus ka krijuar ambientin e përshtatshëm për të mbijetuar dhe për të mos dhënë asnjë simptomë në mënyrë që të përhapet si zjarr”, shprehet Dr. Daniel Fagbuyi për Healthline.

Sa i fuqishëm është transmetimi?

Ky studim i ri sugjeron që mbi gjysma e të gjithë transmetimit rreth 59%  mund të këtë ardhur nga mos gjurimi gjurmohen në asimptomatike dhe atyre para simptomatike.

Rreth 35% e transmetimit mendohet të ketë ardhur nga individë para simptomatik, ose ata që s’ kanë zhvilluar akoma simptoma dhe vazhdojnë jetën si normalisht.

Pothuajse 24% e transmetimit mendohet të shkaktohet nga përsona asimptomatikë të cilët s’ shfaqin kurrë asnjë simptomë.

Dëshmitë e këtij një viti përballje me COVID-19 tregojnë se virusi mund të inkubohet për 14 ditë.

Gjatë asaj kohe virusi mund të shumohet aq sa një person mund të fillojë ta transmetojë atë përpara se të zhvillohen simptomat në trupin e tij.

Pra, ndërsa mund të duhet kohë para se një person të zhvillojë simptoma të dukshme, ata përsëri mund të jenë mbartës dhe t’ia kalojnë virusin të tjerëve.

Në thelb mjekët shpjegojnë se derisa të kuptoni që jeni infektuar për të tjerët rreth jush mund të jetë shumë vonë.

Sipas këtij studimi 30% e personave të infektuar s’ kanë simptoma dhe këta kanë 75% mundësi për ta transmetuar gjithësesi virusin tek të tjerët.

Si të mbroheni?

specialistët sugjerojnë mbrojtjen maksimale për veten dhe të tjerët.

Pra vendosni gjithnjë maskën, ruani distancimin fizik, lani dhe dezikfektoni duart si dhe bëjnë thirrje për testime masive.

rëndësishme mbetet ruajtja dhe personal i gjithsecilit dhe për të gjithë ata që kanë dhe dyshimin më të vogël se mbatin virusin këshillohet testimi i menjëhershëm./

Postime të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *