Flet trajneri i Trepçës ’89 pas fitores dramatike ndaj Ballkanit

loading...


Trepça ’89 ka bërë përmbysje fantastike të rezultatit ndaj Ballkanit duke fituar me rezultat 4-3, prej disavantazhit 0-3.

Trepça ’89 – Ballkani, është luajtur në kuadër të xhiros së tetë në Superligë.

Trajneri i mitrovicasve, ka thënë se kjo ndeshje ishte e jashtëzakonshme për ta.

“Me të vërtetë ndeshje e jashtëzakonshme, e gjitha çfarë mund të them është të përgëzoj lojtarët për dëshirën, vullnetin dhe angazhimin që e treguan sot”, ka thënë Idrizi.

Ai ka treguar se s’ ka besuar që do ta përmbysnin këtë ndeshje.

“Të them të drejtën s’ e kam besuar që do e përmbysim kështu takimin, e sidomos kundër Ballkanit. Kur na u deshtë goli më së shumti futbollistët shpërthyen dhe fituam këto tre pikë”, ka potencuar Shpëtim Idrizi.

Idrizi ka zbuluar se çka i ka thënë lojtarëve të tij pas përfundimit të pjesës së parë.

“Duke marrë parasysh se Ballkani ka super ekip ndoshta i respektuam pak më shumë se sa duhet, në fillim të pjesës së dytë i’u thashë futbollistëve të luanin pa presion dhe të mos shqetësoheshin për rezultatin”, ka përfunduar Idrizi.



Related posts