Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

 

 

Titulli:Flladi i kētij Marsi.

Flladi i lehtē dhe i ftohtē i kētij Marsi pērkēdhel shqisat e mia,
papritur mbylla sytē dhe mē shfaqet vet mrekullia.

Valēt e detit pērplasen fortē nēpēr shkēmbinj,
dhe papritur m’u kujtuan vitet e mia tē rinisē.

Qetēsia qē ndjeva kētu mē qetēsoi mendjen,
njē ditē e qetē dhe kaq e vēshtirē pēr tē gjetur shpresēn.

Ky fllad i lehtē qē vjen nga deti, mē qetēson shpirtin,
mē ndihmon, qē nē jetēn time tē gjej reflektimin.

Mē pas nē pērfytyrimin tim shoh njē oqean tē madh,
ku Dielli perēndon me rrezet e tij tē
zjarrtē.

Ndērsa nata fillon dalngadalē tē
afrohet,
ndjej se nga kjo mrekulli shpirti im lumturohet.

Natyrē tepēr qetēsuese mē solli kjo pasdite,
thjeshtē kjo diē m’u duk si njē dritē e bukur dhe tepēr e ndritēshme.

Unē ulem diku dhe pyes veten se ku po shkon kjo botē?
e vetmja gjē qē dua eshtē qē tē jetojmē nē paqe nē kētē tē bekuar Tokē.

Pēr tē shijuar gjithē kēto mrekulli,
pēr tē qenē nē paqe dhe nē liri,
duhet tē pastroj mendjen time,
pēr tē gjetur nē shpirtin tim veç lumturi.

Kēto janē gjithë gjērat qē i vlerēsoj vērtet nē kētē jetē,
nē kēto netē tē mrekullueshme dhe pritjen e njē tē nesērme plotē shpresē.

Mund tē mos duken shumē kēto momente,
por ato do ngelen gjithmonē tek mua nē mendje.

Pēr shumē pak kohē duket sikur e gjithē jeta ēshtē veç lumturi,
por ka dhe shumē ditē tē vēshtira qē na mbulon trishtimi.

Pēr njē çast mund tē humbisja duke dēgjuar valēt e detit,
duke dēgjuar zogjtē qē fluturonin rreth qiellit.

Mund tē mbyllja sytē dhe tē zbehesha nē kētē natē,
ndērsa valēt e detit tē vazhdonin pērplasjen e tyre tē zjarrtē.

Ndjeva se kēsaj dite dalngadalē po i afrohej fundi,
qetēsinē qē nē kēto momente qē po ndjej tani vetēm unē e di.

Tani mendja ime mē nē fund ēshtē e
qartē,
duke parē hēnēn me shkēlqimin e saj tē artē.

Tani erdhi koha qē nē botēn e vērtet pēr t’u larguar,
ndērsa nata e errēt dalngadalē duke u afruar.
Dielli rreze artē sapo kishte
perēnduar,
i lē vendin hēnēs sē bukur dhe tē vezulluar. F.B.

You cannot copy content of this page