Floktarët shqiptarë në Austri i gëzohen rihapjes së dyqaneve

loading...

Pas afro 6 javësh mbyllje nga pandemia e koronavirusit, të shtunën të gjitha dyqanet, qendrat tregtare dhe sallonet e bukurisë u hapën sërish. Rreshta të gjatë njerëzish janë parë duke pritur me radhë gjatë ditës së sotme në qendrat tregtare, veçanërisht në dyqanet e salloneve të mobileve shtëpiake.

Shumë klientë me padurim e kanë pritur edhe rihapjen e salloneve të floktarëve, të cilët ishin detyruar të respektojnë rregullat e qeverisë për të mos i shkurtuar flokët.

Friseur Ludi

Që nga orët e hershme të mëngjesit me dhjetëra njerëz ishin duke pritur para sallonit të flokëve “Ludi” në Vjenë, i cili udhëhiqet nga pronari shqiptar Mevludin Rexhepi në qarkun e 10-të.

“Që dy muaj s’ i kam shkurtuar flokët. s’ e mbaj mend që ka kaluar kaq gjatë pa u qeth”, tha për Albinfo Austria njëri nga klientët, i cili priste në radhë.

Ndërkohë për Mevludin i njohur si Ludi, ishte një gëzim i madh që pas një pauze të gjatë, po e rihap biznesin e tij. “Është një gëzim i madh që po i kthehemi jetës normale dhe që kemi mundësinë të hapim dyqanin tonë dhe të punojmë me biznesin tonë. Gjatë tërë ditës kemi pasur shumë punë. Ka pasur numër të madh të klientëve që është dashtë të presin jashtë në radhë. Ata kanë pasur gajret dhe kanë respektuar rregullat e qeverisë së Austrisë”, shprehet ai.

Burim Ahmeti – Friseur Driti

I lumtur për rihapjen e dyqanit të tij ishte edhe Burim Ahmeti, pronar i sallonit të flokëve “Friseur Driti”, i cili gjendet në qarkun e 5-të.

“Ne  zakonisht punojmë me terminë. Prej fillimit të javës kemi pas telefonata për rezervime. Zakonisht s’ punojmë gjatë ditëve të shtune, por për shkak të kërkesave të shumta, sot bëm përjashtime”, thotë Burimi. “Na kishte pas marr malli me u taku prapë me klientët tanë, por natyrisht t’i kthehemi edhe punës dhe profesionit tonë”, tha ai për Albinfo Austria.

 

 

The post Floktarët shqiptarë në Austri i gëzohen rihapjes së dyqaneve appeared first on Albinfo.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *