Fri. Sep 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
29DE8832 29D0 45DD A48C 50CEEAD86A1E

🍀FOBIA nga sëmundjet e zemrës🍀

Shkruan: Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog

😱 Fobia është një frikë dërrmuese dhe dobësuese ndaj një objekti, vendi, situate, ndjenje ose kafshe. Ato zhvillohen kur një person ka një ndjenjë të ekzagjeruar ose joreale të rrezikut për një situatë, ndjenjë ose objekt.

Fobiat më të shpeshta janë ato nga kafshët (merimangat, qeni, gjarpëri etj), pastaj ato nga lartësit, nga uji, nga aeroplani, nga vendet e mbyllura etj.

Formë e veqant e fobisë është fobia nga sëmundjet e zemrës e quajtur ndryshe si KARDIOFOBIA.

😱 FOBIA nga sëmundjet e zemrës është një formë e çrregullimit të ankthit që karakterizohet nga përsëritja e shpeshtë e ankesave si dhimbje e gjoksit, ndjenjë e rrahjeve të crregullta të zemrës, frymezënje të shoqëruara këto nga ndjenja e frikës për sulm në zemër apo edhe vdekje. Kjo gjendje ndryshe quhet edhe si neuroza kardiake.
😱 Pacientët me kardiofobi janë të bindur se ata vuajnë nga ndonjë sëmundje e zemrës dhe mendja e tyre nuk është qetësuar përkundër faktit që të gjitha ekzaminimet e realizuar rezultojnë normale.
😱 Kardiofobia është një shqetësim mjekësor nga i cili vuajnë miliona njerëz anë e mbanë botës. Sipas disa statistikave rreth 5% e popullsisë së përgjithshme vuajnë nga fobia kardiake.
😱 Këta pacient zakonisht lexojnë shumë për sëmundje të zemrës, matin shumë shpesh pulsin dhe shtypjen e gjakut, ndërsa ndjehen mirë dhe të sigurt vetëm afër apo mbrenda ambienteve spitalore.
😱 Kur ky pacient paraqitet për herë të parë për ndihmë mjekësore atëherë duhet realizuar një ekzaminim kardiovaskular i detajizuar për të përjashtuar sëmundjet e zemrës dhe tek atëherë mund të diagnostikohet neuroza kardiake. Këto ekzaminime përfshijnë së paku: analizat laboratorike, EKG, stress tetsi (ergometria) dhe ekokardiografia.
😱 Trajtimi konsiton kryesisht në psikoterapi mirëpo shpeshë pacienti mund të ketë nevoje edhe për sedues dhe antidepresiv.
#drgezimberisha #kardiolog #olive #prishtina #Vushtrri #Berisha #zemra #fobia

You cannot copy content of this page