Skip to toolbar

Fondacionet për Shoqëri të Hapur dhurojnë fonde për blerjen e 100 mijë testeve për COVID-19 në Kosovë


loading...

Fondacionet për Shoqëri të Hapur ka njoftuar se sot do të dhurojnë 1 milionë e 500 mijë  dollarë për blerjen e 100 mijë  testeve,  Real Time PCR për COVID-19 si ndihmë ndaj Kosovës në luftën kundër pandemisë.

“Fondet emergjente do të shfrytëzohen nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur për të blerë rreth 100,000 teste Real Time PCR për COVID-19 dhe do ta bëjnë të mundshme që institucionet publike të rrisin kapacitetet e tyre testuese, përfshirë edhe spitalet rajonale— një shtytje e madhe për institucionet publike të cilat për momentin mund të procesojnë rreth 500teste në ditë”, thuhet në njoftim.

Drejtor ekzekutiv i Fondacionit, Alexander Soros ka thënë se testimi është  një hap i rëndësishëm në kontrollin e pandemisë.

deri më tani ky fond ka bërë të ditur se ka dhuruar 600 mijë dollarë në tëresi për Kosovën, që nga shfaqja e coronavirusit.



loading...