Formacionet zyrtare: Prishtina – Ballkani

loading...


Janë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 17:45.

Armend Dallku ka vendosur që të luaj me formacionin më të mirë në këtë ndeshje.

Sulmin e Prishtinës do ta udhëheqin Mankenda dhe Otto John të ndihmuar nga Meriton Korenica.

kurse homologu i tij, Ismet Munishi do të luaj në sulm me Mirlind Dakun në qendër i ndihmuar nga Ermal Krasniqi dhe Jetmir Topalli në krahë. Blendi Baftiu do t’i ndihmoj nga mesfusha kësaj treshe sulmuese.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet startuese:

 Prishtina: Bekaj, Thaqi, Miftaraj, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Zyba, Krasniqi, Korenica, Mankenda, John

Trajner: Armend Dallku

Ballkani: Ruxhi, Patoku, Krasniqi, Berisha, Prekazi, Kuc, Gashi, Topalli, Baftiu, E.Krasniqi, Daku

Trajner: Ismet Munishi

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Edmond Zeqiri, Bujar Selimaj, Besfort Kasumi, Visar Kastrati



Related posts