Formohet Këshilli Kombëtar i Shkencës për projektin ‘Gjuha shqipe dhe kompjuteri’

loading...

Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP), ka njoftuar se është formuar Këshilli Kombëtar Shkencor për projektin “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.

“Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP), nisur nga përvoja paraprake dhe në mbështetje të synimit themelor ‘Një komb, një gjuhë, një standard’, ka formuar Këshillin Kombëtar Shkencor për projektin ‘Gjuha shqipe dhe kompjuteri’. Duke pasur parasysh se gjuha shqipe është tipari kryesor i identitetit shqiptar, mjeti themelor që siguron ndërlidhjen shpirtërore midis shqiptarëve kudo që janë, me krijimin e këtij Këshilli, QEP-i synon rritjen e cilësisë për zbatimin në praktikë të shqipes standarde dhe njëkohësisht shtimin e kujdesit për të”, thuhet në komunikatën e QEP-it për media.

Këshilli ka në përbërje këta anëtar: Prof. dr. Emil Lafe, Prof. dr. Shefkije Islamaj, Prof. dr. Enver Hysa, Prof. dr. Ragip Mulaku, Prof. asoc. Adelina Çerpja, Prof. dr. Qemal Murati, Prof. asoc. Anila Çepani, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. ass. dr. Naim Berisha.

QEP-i u garanton anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shkencor autonominë e plotë shkencore për kontributin e tyre.

kurse përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar Shkencor të projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, sipas QEP-it janë: Mbikëqyrja e zbatimit të kritereve shkencore gjuhësore në projektin për prodhimin e softuerëve për gjuhën shqipe; dhënia e mendimeve, këshillave dhe sugjerimeve në zbatimin e normave të gjuhës shqipe; marrja e vendimeve gjatë punës, në raste të veçanta kur nga parimet e përgjithshme normative të gjuhës shqipe s’ ka zgjidhje.

Po sipas QEP-it, Këshilli do të angazhohet për realizimin e këtij projekti mbarëkombëtar në dobi të të gjithë shqiptarëve dhe të njësimit kombëtar, në funksion të zhvillimit të arsimit, shkencës e kulturës shqiptare.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *