Skip to toolbar

FOTO – Dëmet materiale nga stuhia e shiut në Gjilan


loading...

Klubi i futbollit ‘Prishtina’ me anë të një komunikate për media ka shpjeguar ngjarjen se si erdhi deri tek anulimi i ndeshjes ndaj Lincoln, në kuadër të fazës parakualifkuese të Europa League.

FC Prishtina ka thënë se janë autoritetet e Gjibraltarit që s’ kanë lejuar zhvillimin e ndeshjes, kurse delegati i ndeshjes dhe UEFA ende s’ kanë marrë ndonjë vendim.

Klubi ka bërë testimin para nisjes në Gjibraltar, me 14 dhe 15 gusht dhe të gjithë kanë dalë negativ.

“Sipas rekomandimeve të UEFA-s, testi i ndeshjes nevojitet bërë 72 orë para fillimit të takimit dhe i njëjti është bërë në ambientet e aeroportit të Gjibraltarit me të mbërri skuadra dje, e hënë 17 gusht. Pas më se 27 orëve, skuadra ka pranuar rezultat e laboratorit të licencuar nga UEFA “Synlab” me që rast kanë dal pozitiv 8 futbollistë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, FC Prishtina thotë se kishte në dispozicion 14 futbolistë, pasi 8 tjerë rezultuan pozitivë dhe e plotësonte kushtin e protokollit që ndeshja mund të zhvillohet me 13+ futbollistë.

Sipas këtij njoftimi, klubi tashmë ka lëshuar hotelin dhe ndodhet në aeroport të Gjibraltarit, ku gjatë mbrëmjes do të fluturojë për në Prishtinë.

“FC Prishtina njofton se të gjitha kërkesat nga UEFA janë përfillë me përpikëri. Konsiderojmë, se sipas protokolleve të kërkuara nga UEFA, ndeshja është dashur të zhvillohet. FC Prishtina i ka bërë të ditur në komunikim direkt delegatit të UEFA-s, kurse shumë shpejtë do të informojë edhe zyrtarisht organit më të lartë të futbollit evropian”, thuhet në fund të njoftimit.

The post Ushtarët kryengritës arrestojnë presidentin e Malit appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

loading...