FOTO: Jo, s’ shihet nga Hëna dhe sekrete të tjera të Murit të Madh Kinez


Muri është rreth 21.196 kilometra i gjatë, që nga kufiri me Korenë e Veriut deri në shkretëtirën Gobi. Është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO në vitin 1987 dhe që nga viti 2007 renditet si një nga shtatë mrekullitë e Botës. Ndërtimi filloi në shekullin e 8-të dhe zyrtarisht përfundoi në vitin 1644.

gran-muralla-china1-kfxh-510x287abc

Në gjendje të mirë është vetëm 8% të strukturës së përgjithshme, që korrespondon me muret e ndërtuara gjatë Dinastisë Ming (1368-1644). Kjo është edhe pjesa më e dukshme dhe turistike që të gjithë njohim nga kartolinat dhe fotot.

watch-smart_-parte-caida-kse-510x287abc

Përtej erozionit nga kalimi i kohës, dëmi më i madh është shkaktuar nga vetë kinezët, të cilët kanë çmontuar seksione të mëdha për t’i shitur apo ripërdorur.

Në vitet ‘70 Muri shihej si simbol i despotizmit të dinastive të lashta kineze. komuniste inkurajoi njerëzit që të përdornin tullat apo gurët e seksioneve të shkatërruara të murit për të ndërtuar shtëpitë e tyre. pasur interes që të restaurohen vetëm zonat më të vizituara dhe ekziston frika se shumë zona së shpejti t’i dorëzohen erozionit.

marcas-en-el-muro-whatley-dude-kse-510x287abc

Në pjesët më të vizituara ka të shënuara disa grafite. Shkrimet janë në gjuhë të ndryshme duke e bërë murin mrekullinë arkitektonike më të keqtrajtuar nga turizmi.

kineze vendosi në vitin 2014 një zonë në seksionin Mutianyu ku vizitorët mund të linin shkrimet e tyre. Shumica e këtyre shkrimeve janë në anglisht, jo në gjuhën kineze.

Pas deklaratave të astronautit William Pogue, i cili tha se kishte parë murin që nga Skylab, shumë besojnë se është e vërtetë, që mund të shihet nga hapësira dhe madje edhe nga hëna. Por ajo që në të vërtetë Pogue pa s’ ishte muri, por Kanali i Madh i Kinës.

Për të parë Murin e Madh duhen kushte të jashtëzakonshme klimatike, dhe një sy më i fuqishëm se syri i njeriut.

whatley-dude-muralla-genet-kse-510x287abc

Muri i Madh është binjakëzuar me ujëvarat Iguazu, fjordet norvegjeze dhe Piramidat e Egjiptit.

Është vendi turistik më i ngarkuar në . Çdo vit shkelet nga miliona turistë. Më 1 tetor 2014 , gjatë një feste kombëtare, monumenti u vizitua nga 8 milionë njerëz.

greatwallmarathon2013_021_0-kse-510x287abc

Maratona që mbahet çdo vit në Murin e Madh është një nga më të vështirat në , ku jo vetëm që duhet të vraposh, por duhet të ngjisësh 5164 shkallë.  Zhvillohet që nga viti 1999 dhe çdo vit shkojnë rreth 2.500 vrapues nga 60 kombësi të ndryshme.

i.b. / dita

Postime të ngjashme