FOTO: “Mbështetëse e zjarrtë e Trump”, kush ishte 35-vjeçarja që u vra gjatë sulmit në Kongres

loading...


Protesta e dhunshme e mbështetësve të Donald Trump la katër të vdekur ditën e mërkurë, kur ata sulmuan Kongresin amerikan, ndërsa aty pritej certifikimi i Joe Biden si Presidenti i SHBA.

Mediat amerikane shkruajnë se një nga viktimat, gruaja që u qëllua dhe u vra nga policia, ishte një veterane e Forcave Ajrore të SHBA-së.

Sipas Skynews, Ashli Babbitt mendohet të jetë qëlluar pasi hyri në ndërtesë së bashku me protestuesit e tjerë.

35-vjeçarja shërbeu përgjatë 14 viteve në Forcën Ajrore dhe ishte nga San Diego, tha burri i saj Aaron për KUSI TV.

Bashkëshorti i saj u shpreh gjithashtu se Ashli ishte një mbështetëse e zjarrtë e Presidentit Trump.

“Unë jam e mpirë. Jam shkatërruar. Askush s’ e njoftoi djalin tim dhe ne e morëm vesh lajmin në TV”, i tha vjehrra e saj, Robin Babbitt New York Post.

“Ashli ishte besnike, por edhe jashtëzakonisht e apasionuar për atë në të cilën ajo besonte. Ajo e donte këtë vend dhe ndjehej e nderuar që kishte shërbyer në Forcat tona të Armatosura”, tha kunati i saj.

Policia e Uashingtonit tha se katër njerëz kanë humbur jetën gjatë sulmit në ndërtesën e Kongresit. Përveç një gruaje të qëlluar nga policia, tre të tjerë vdiqën si rezultat i “urgjencave mjekësore”.

deri më tani, më shumë se 52 persona janë arrestuar, 47 prej tyre për shkelje të rregullave të izolimit.

Momenti pasi Policia e ka qëlluar për vdekje

 

j.l./ dita

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *