Franca përballet me rezistencë të publikut ndaj vaksinës kundër Covid-19



ndërsa autoritetet franceze përgatiten të shfaqin strategjinë e tyre të shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit këtë javë, ata po përballen me skepticizëm në vend, ndërsa sondazhet tregojnë se shumë njerëz s’ i besojnë vaksinës.

është një ndër vendet më të goditura të Evropës nga pandemia e -s. Më shumë se 50,000 njerëz kanë ndërruar jetë nga virusi.

Ashtu si në pjesën tjetër të botës edhe në Francë shpresat janë të mëdha që vaksinat të mposhtin virusin dhe do t’u mundësojnë njerëzve rikthimin në jetën normale. franceze e vaksinimit pritet të fillojë në fund të dhjetorit duke u dhënë dozat e para të moshuarve, atyre që jetojnë në shtëpitë e azilit dhe personelit mjekësor.

Në një fjalim drejtuar vendit, francez tha se një komision shkencor do të mbikëqyrë fushatën e imunizimit dhe do të krijohet një grup i përbërë nga qytetarët për t’u siguruar që popullsia të jetë pjesë e procesit. Imunizimi kundër duhet të jetë i qartë dhe transparent dhe informacioni duhet të ndahet për ato që dihen dhe për të panjohurat, këmbënguli zoti Macron, i cili theksoi se vaksinimi s’ do të jetë i detyrueshëm në Francë.

është e shqetësuar se miliona francezë do të refuzojnë vaksinat kundër koronavirusit për shkak të rritjes së skepticizmit në vend. Pesëdhjetë e nëntë përqind e francezëve të anketuar thonë se s’ do të vaksinohen, sipas një sondazhi të organizatës IFO, të publikuar të dielën.

francez kohët e fundit tha se ai ka frikë se s’ do të ketë numër të mjaftueshëm të francezeve që do të vaksinohen.

Jean Paul Stahl, një mjek francez i sëmundjeve infektive tha se ai është i shqetësuar nga shifrat.

Profesori shpjegon se ekziston një frikë e zakonshme nga efektet anësore për këto vaksina.

Ai thotë se ka gjithashtu skepticizëm pasi njerëzit e shohin këtë vaksinë si një mjet që do të përdoret nga qeveria. Zoti Stahl tha se në ditët e sotme në shoqëritë tona, gjithnjë e më shumë njerëz s’ i besojnë asnjë autoriteti: politik, shkencor dhe të tjerë.

ka ndarë më shumë se 1.75 miliardë dollarë nga i vitit të ardhshëm për të blerë vaksina kundër koronavirusit.

Postime të ngjashme