Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe janë të ngrohta dhe të shëndetshme për zemrën.

Më poshtë do të zbuloni arsyet përse perimet dhe frutat e kuqe rekomandohen të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Shegët

Shegët përmbajnë vitaminë K, e rëndësishme për koagulimin e gjakut.

Ato janë të pasura me fibër dhe vitaminë C.

Ngjyra e kuqe e tyre vjen nga flavonoidët që kanë një ndikim të fortë në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare.

Shegët janë të dobishme edhe kundër qelizave kancerogjene dhe inflamacionit.

Konsumimi i shegës ul mundësinë e lindjeve të parakohshme por edhe shanset për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit mes njerëzve të moshuar.

Ajo ndihmon të mbajë nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim.

Për më tepër, shega ndihmon femrat të kapërcejnë simptomat e depresiont gjatë menstruacioneve ose pas menopauzës.

Shegët mund t’i hani veçmas, ose t’i konsumoni bashkë me sallata, mish ose peshk.

Boronica e kuqe

Ky frut pylli e merr ngjyrën e kuqe nga një substancë mirëbërëse e njohur si anthocianina.

Lëngu i boronicës së kuqe parandalon dhe trajton infeksionet urinare.

Kokrrat e kuqe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe manganit.

Fibra që gjendet tek boronica e kuqe është një tjetër vlerë e shtuar, meqenëqë tek çdo racion me këto kokrra të shijshme ne gjejmë 20 % të dozës së rekomanduar ditore të fibrës.

Një racion me boronica të kuqe jep edhe 24% të dozës ditore të vitaminës C dhe vitaminës E.

Në variantin e thatë, boronicat e kuqe mund të përfshihen në sallata dhe antipasta.

Panxhari

Panxhari është perimja e nëntokës më e kuqe që ekziston.

Panxhari është një burim i shkëlqyer i manganit, folatit, fibrës dhe vitaminës C.

Kjo perime përmban edhe kalium që ul tensionin e gjakut.

Ngjyra e kuqe vjen nga antioksidantët e shumtë që ka panxhari.

Perimja popullore përmban betainë, që mbron qelizat nga stresi.

Substancat e tjera zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë furnizimin me oksigjen.

Panxharin zgjidheni gjithnjë kokërr vogël me një lëkurë të lëmuar.

Atë mund ta zieni, piqni ose të kavërdisni.

Panxharin nevojitet ta shoqëroni gjithmonë me vaj ulliri./AgroWeb.org