© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Sistemi urinar, Veshkat, Ureterat, Fshikëza e urinës, Prostata, Uretra

Çka është fshikëza e urinës ?

Fshikëza e urinës është një organ kavitar që shërben për grumbullim e urinës së prodhuar nga veshkat shkruan Gazeta Shëndeti.

Ajo është organ muskular dhe shtrihet ne pelvik.

Urina vjen në fshikezën e urinës nepermjet dy ureterëve dhe del nga ajo nëpërmjet uretrës.

Ajo ka një kapacitet mbajtës prej 300-350 ml urinë.

Te femrat, për shkak të vendosjes së saj para dhe poshtë uterusit(mitrës) dhe vaginës, kapaciteti i saj mbajtës është më i vogël se tek meshkujt.

Tek meshkujt me probleme të prostatës ndodh e njejta situatë, që çon drejt një urinimi më të shpeshtë. Funksionin kryesor e luan muskuli detrusor.

Kur fshikëza është plot, i jepet informacion sistemit parasimpatik, që lëshon sinjalin për tkurrjen e muskulit detrusor dhe hapjen e sfinkterit të fshikëzës, duke çuar në nxjerrjen e urinës nga kjo e fundit.

Problemet me sfinkterin çojnë në urinimin e pavullnetshëm dhe inkontinencën urinare./Gazeta Shëndeti

Sistemi urinar, Veshkat, Ureterat, Fshikëza e urinës, Prostata, Uretra
Sistemi urinar, Veshkat, Ureterat, Fshikëza e urinës, Prostata, Uretra

 

Sistemi urinar, Veshkat, Ureterat, Fshikëza e urinës, Prostata, Uretra

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.