FSShK kundër mbylljes totale: Vendimi të jetë i matur meqë ekonomia është rënduar


Numri i të prekurve me po rritet çdo ditë e më shumë. I madh është edhe numri i personave të vdekur si pasojë e infektimit. Tashmë kapacitetet spitalore janë limituar. Por përkundër, kësaj kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë në , shprehet kundër mbylljes totale ndonëse thotë se në aspektin shëndetësor veprime të tilla do të ishin të duhura.

Syla deklaron se Klinikat në Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë stërngarkuar me pacientë andaj kërkon që anti-COVID të respektohen.

“Po qe se flasim si punëtorë shëndetësorë ne normalisht që kërkojmë të merren meqë janë stërmbushur kapacitetet, punëtorët janë të stërlodhur s’ ka më këtu edhe fizikisht edhe mendërisht neve na kishte konvenuar”, thekson Syla.

Ai shtoi se në anën tjetër pasi që shteti është vështirë ta kontrollojë situatën dhe çështja ekonomike është shumë e rëndë për të gjitha bizneset, me të vërtetë vendimi duhet të jetë paksa i matur.

“Unë jam ithtar i asaj që të mos , të vendosen të cilat duhet të respektohen”, deklaroi ai.

Meqenëse tashmë nga dita e martë edhe në ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor dhe mbështetës, Syla thotë se 24 mijë dozat e dhuruara për Kosovën nga COVAX-i janë të mjaftueshme për vaksinimin e mjekëve, por jo edhe për kategorinë tjetër që është paraparë për vaksinim e që janë personat mbi moshën 80 vjeçe dhe ata me sëmundje kronike.

“Këto janë të mjaftueshme për punëtorët shëndetësorë, por mos harroni se me këtë pjesë janë paraparë edhe mosha mbi 80 vjeçe të cilat janë një numër shumë i madh. andaj dozat janë të pamjaftueshme Po qe se marrim, por shpresojmë që në të ardhmen do të na vijnë prapë“, theksoi ai.

Kryetari i FSSHK-së, e sheh të panevojshme regjistrimin në platformën të personave të moshuar për t’u vaksinuar.

Madje, ai kërkon sensibilizim më të madh nga institucionet e Kosovës dhe strategji më të mirë për vaksinim.

“Në fillim ka qenë një hezitim, pra pak e kemi një meqë s’ kemi një sensibilizim sa duhet që përveç masave mbrojtëse vaksina është arma kryesore në luftën kundër virusit, dhe njerëzit kanë hezituar në fillim”, th Syla.

Ai u shpreh se është dëshmitar kur njerëzit “që në ditën e parë mezi kanë dashur me ardhur apo kanë ardhur me skepticizëm, por duhet të punohet shumë më shumë në sensibilizimin e masës për marrje të vaksinave dhe duhet një plan shumë më strategjik”.

“s’ jam duke më pëlqyer disa gjëra. s’ është e udhës që tash t’u thuhet pleqve mbi 80 vjeçe aplikoni janë disa çështje teknike apo s’ dinë këta dhe s’ ka edhe kush t’u ndihmojë dhe kishte me qenë edhe më e thjesht që në të gjitha qendrat ata njerëz që janë mbi 80 vjeçe me letërnjoftim të vijnë të paraqiten dhe të vaksinohen dhe jo të bëhen disa drama që janë duke u bërë“, tha Syla.

Vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë pozitiv me -19 kanë rezultuar 975 persona, ndërsa betejën me këtë virus e kanë humbur edhe 12 qytetarë tjerë. Në total numri i rasteve aktive me në Kosovë është 13.874 ndërsa numri i të vdekur ka arritur shifrën 1884.

Postime të ngjashme