Ftesë publike nga Gazeta Shëndeti për ju ndjekës/e të dashur/a





Tani Gazeta Shëndeti nga shumica e lexuesëve po konsiderohet si “Engjulli mbrojtës” i Mjekut, Infermierit dhe Pacientit. 

Një pjesë e madhe e ndjekësve tanë kanë shkruar se Gazeta Shëndeti ka bërë revolucion në degën e gazetarisë në trojet shqiptare ku shkruajnë se me mjaft dinjitet po e mbron të drejtën e Mjekut, Infermierit dhe Pacientit.
Në emailin tonë dhe poshtu në inboxin e faqes në Facebook kanë arritur me qindra mesazhe mbështetëse për Gazetën Shëndeti dhe kjo na bën krenarë që e vërteta më në fund po vlerësohet nga masa e gjërë.
Ka pasur edhe situata të pakëndshme ku kemi marrur edhe kërcënime nga njerëz dhe mediume të ndryshme në emailin dhe inboxin e faqes në Facebook të Gazetës Shëndeti poashtu edhe sulme kibernetike të ndryshme të cilat kemi arritur t’i eliminojmë. Sulmet pothuajse janë të përditshme por ne nuk do të ndalemi që t’a themi të vërtetën pamarr parasysh pasojat që mund t’i kemi si redaksi. 
Ne i  ftojmë ndjekësit e Gazetës Shëndeti, personelin shëndetësor dhe gjithë të tjerët që nëse vëreni ndonjë shkrim tendencioz në media dhe portale kundër personelit shëndetësor dhe kundër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Spitaleve dhe gjithë Qendrave tjera shendetesoe në Republiken e Kosovës dhe trojet tjera shqiptar dhe mendoni që ky lajm është i pavërtetë ju lutemi të na e dërgoni në adresën e redakisisë sonë.
Ne si redaksi do t’a analizojm dhe verifikojm dhe nëse konstatojmë se është lajm i pavërtetë dhe tendencioz kundër personelit shendetesor atëherë do ta demantojm publikisht me argumente të sakta dhe të verifikuara ashtu siç e kemi bërë edhe në shumë lajme tjera tendencioze.
Poashtu çdo sukses profesional të çdo Mjeku, Infermieri dhe çdo shkrim apo punim mjekësor, ligjeratë, këshilla shëndetësore etj ju lutemi që t’a lajmëroni në Faqen tonë në Facebook ose në emailin tonë zyrtar.
Gazeta Shëndeti po rritet vazhdimisht dhe po rritemi me ju ndjekës të dashur. 

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *