Funksionalizohet aparatura diagnostike e mamografit në QKMF-në e Podujevës

df

Është ri-funksionalizuar aparatura diagnostike e mamografit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, raporton Llapi.info.

Me këtë aparaturë, QKMF-ja ishte pajisur vite më parë, por që e njëjta ka qenë jofunksionale deri më tani.

Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se me këtë mamograf, pacientët, siç ka thënë ai, do ta kenë mundësinë e këtij shërbimi në QKMF, ku diagnostikimi do të bëhet në faza të hershme.

“Sot, bashkë me Drejtorin e Shëndetsisë, Driton Veliun dhe me bashkëpuntorë shëndetsorë bëmë përurimin e rifunksionalizmit të aparaturës diagnostike të mamografit, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Aparatura mamografike u rifunksionalizua falë punës dhe përkushtimit tonë, ku tani pacientët tanë do ta kenë mundësisë e këtij shërbimi në QKMF, ku diagnostikimi i pacientëve në faza të hershme është tejet e rëndësishme dhe shpëtim jete. Ky shëbim është i rrallë në institucione publike dhe kërkesa për të, ështe mjaft e madhe. Prioriteti ynë vazhdon të mbetet shëndetësia, dhe ne do të punojmë fort në krijimin e kushteve sa më të mira për pacientët tanë”, ka shkruar ai.

Duhet përkujtuar se Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë Komunë ishte pajisur me këtë aparat para rreth pesë vitesh./Llapi.info 

68 / 100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!