Fushë-Kosovë, e zë hajnin në oborr në gjysmë të natës

loading...

Rreth njëmijë persona kanë marshuar të dielën në Kenosha, me thirrje anti-raciste, pasi të dielën e javës së kaluar, një afrikano-amerikan u qëllua disa herë me armë zjarri nga një zyrtar policor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka planifikuar të vizitojë Kenoshën javën e ardhshme, pas protestave të dhunshme për disa ditë me radhë.

Babai i Jacob Blake, që u qëllua me armë zjarri, bëri thirrje që protestuesit të ndalin dhunën.

“Njerëzit e mirë të këtij qyteti e kuptojnë se Në qoftë se shkatërrojmë s’ kemi asgjë”, tha ai gjatë një tubimi në mbështetje të djalit të tij.

Plagosja e Blake në sytë e tre fëmijëve të tij, ktheu qytetin që mbizotërohet nga të bardhët në vend trazirash, në kohën kur SHBA-ja është përballur me protesta të dhunshme kundër racizmit dhe brutalitetit polior.

Jacob Blake, 29 vjeç, është qëlluar disa herë nga një zyrtar i policisë në Kenosha, më 23 gusht.

Incidenti ka shkaktuar protesta në qytetin me 100,000 banorë, që në disa raste janë shndërruar në dhunë.

Më 25 gusht, dy persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur.

Një 17-vjeçar më pas është arrestuar dhe akuzuar për vrasje.

Blake është duke u trajtuar në një spital.

Tre oficerët policorë, të përfshirë në incident, janë dërguar në pushim administrativ.

Blake, që i shpëtoi plagëve, ka mbetur i paralizuar në një pjesë të trupit. Ai pritet të marrë pjesë me anë të një videi-konference në gjykimin që pritet të ndodhë javën e ardhshme./REL

The post Testi për coronavirus 200 euro, reagon kryeministri Hoti appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *