Fushë-Kosovë, vëllai kanos dhe tenton ta godasë vëllanë

loading...

Policia ka arrestuar në Fushë-Kosovë një person, i cili dyshohet se ka kanosur dhe ka tentuar ta godasë me një mjet pune vëllanë e tij.

Sipas Policisë, rasti, i cili po trajtohet si kanosje, ka ndodhur në Fushë-Kosovë të premten rreth orës 19:50.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje e rasti vazhdon të hetohet.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *