Edhepse Kanada konsiderohet si njëri nga shtetet me shëndetësinë më të zhvilluar në botë përsëri vdekjet nga gabimet e mjekëve janë në shifra alarmante.
Sipas Institutit Kanadez të Sigurisë së Pacientit, gabimet e mjekëve në Kanada shkaktojnë 28 mijë vdekje në vit. Kështu shkruan Radio Canada International përcjell Gazeta Shëndeti.
Ky institut po bën fushatë për të zvogëluar këtë numër. Gabimet e mjekëve thuhet se janë shkaku i tretë kryesor i vdekjes në Kanada pas kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Ky është një problem mbarëbotëror
“Këto janë statistika alarmante”, tha Chris Power, CEO i Institutit Kanadez të Sigurisë së Pacientit. “Nëse shohim vendet e tjera në botë, ne po shohim nivele të ngjashme ose më të këqija të dëmit. Kjo është një epidemi në të gjithë botën. ”
Gabimet më të shpeshta mjekësore përfshijnë në përshkrimin e barnave si: doza e gabuar ose ilaçi i gabuar, alergjia ndaj ilaçit, infeksionet brendaspitalore, diagnoza e gabuar etj.
Për më shumë shih artikullin