© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Sipas një analize të bërë së fundi, gabimet e mjekëve në spitalet në Zvicër po çojnë në 2,000 deri në 3,000 raste të vdekjeve në vit.

Veç kësaj ata po bëhen shkaktarë të më shumë se 60,000 dëmtimeve të shëndetit të pacientëve.

Siç shkruan gazeta zvicerane 20 min.ch, kjo po ndodh për shkak të mbingarkesës së mjekëve në punë, presionit si dhe ndarja e paktë e kohës me familjet e tyre.

Madje shumë nga ta për shkak të ngarkesave administrative, mjekët e kalojnë vetëm një të tretën e orarit të tyre të punës me pacientët, duke shkaktuar kështu gabime në trajtimin e tyre.

Këto shifra janë publikuar nga platforma Remed, në të cilën paraqitën mjekët kur ndodheshin në kriza.

Analiza tregon se vetëm gjatë vitit 2018-të janë bërë 143 paraqitje, që shënon numrin më të madh të regjistruar të mjekëve që nga themelimi i këtij rrjeti para dhjetë vjetësh.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.