© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

ByGazeta Shëndeti

Jun 11, 2021 #A operohet kolika abdominale, #Analgjetikët, #Barku, #Colica abdominalis, #Colica abdominalis udhëzimi mjekësor, #Dhembja e barkut, #Dhembja e Barkut dhe Gastroenterologjia, #Dhembja e barkut dhe udhëzimi, #Dhembja e barkut në regjionin lumbal, #Dhembja e veshkave, #Dhimbja e barkut në regjionin lumbal, #Dhimbja e barkut Udhëzimet, #dhimbje, #Diagnostika e dhimbjeve të barkut, #E, #Ekzaminimet, #Ekzaminimet e realizuara fizike, #Ekzaminimet e realizuara laboratorike Ekzaminimet laboratorike, #Ekzaminimet fizike, #Ekzaminimet imazherike, #Ekzaminimet për dhimbje të barkut, #Gabime, #gabimet, #Gabimet fatale profesionale mjekësore, #Gabimet mjekësore, #Gabimet në Mjekësi Familjare, #Gabimet në udhëzime, #Gabimet profesionale mjekësore, #Gabimi i mjekut familjar, #Gabimi i mjekut të Përgjithshëm, #Gastroenterologu, #Gastroenterologu dhe dhimbja e barkut, #Infuzionet, #Injeksionet, #Ka, #Këshilla Mjekësore, #Këshilla për Mjekë, #Këshilla për udhëzime, #Kirurgu, #Kirurgu Abdominal, #Kirurgu i Përgjithshëm, #Kolika, #Kolika abdominale, #Kolika renale, #Kolika renale dhe udhëzimet, #Ku duhet t'a udhëzojmë Pacientin?, #Ku duhet t'a udhëzoni pacientin me dhimbje të barkut, #Medikamente, #Mjek, #Mjekë, #Mjekët, #Mjekët e Përgjithshëm, #Mjekët Familjar, #Mjeku, #Mjeku Emergjent dhe dhimbja e barkut, #Mjeku Familjar, #Mjeku i Përgjithshëm, #Pacientët, #Pacienti, #Praktikat e gabuara në Mjekësi Familjare, #Protokole për udhëzime, #QKUK, #Së, #Sëmundje, #Sëmundjet kirurgjike, #Spazmolitikët, #Specialistët e Mjekësisë Familjare, #Spitale, #Spitalet Rajonale, #Te cili mjek udhëzohet pacienti me dhimbje të barkut, #Trajtimi me medikamente, #Trajtimi pa medikamente, #Udhëzime të gabuara nga Mjekët e Përgjithshëm, #Udhëzime të gabuara nga Specialistët e Mjekësisë Familjare, #Udhëzimet e gabuara, #Udhëzimet mjekësore dhe Kodi Penal, #Udhëzimet pa kritere, #Urologu

 

Shkruan: Leutrim Maxhuni

Kohët e fundit është bërë praktikë e gabuar nga ana e Mjekut të Përgjithshëm dhe
Familjar(pjesa më e madhe e tyre) për kolikën abdominale (dhimbjes së
barkut) dhe kolikën renale (dhimbjes së veshkave ose organeve të traktit urinar) rreth trajtimit të saj
dhe udhëzimit te Gastroenterologu, Kirurgu abdominal apo Urologu. 



 Në shumicën e rasteve mjekët e përgjithshëm dhe mjekët familjar(shumica e tyre) bëjnë gabim
fatal profesional kur çdo pacient/e me dhimbje të barkut e udhëzojnë te
Kirurgu Abdominal duke menduar që çdo dhembje e barkut ka natyrë
kirurgjike dhe sipas tyre çdo pacient të cilit i dhemb barku duhet të operohet (çfarë gabimi trashanik profesional).

Së pari duhet të kërkoni një ekzaminim ultrasonografik të abdomenit që bëhet nga Radiologu dhe nëse nuk përshkruhet asgjë kirurgjike atëherë duhet t’a trajtoni pot nësr përkundër trajtimit, dhembja nuk qetësohet atëherë udhëzohet te Gastroenterologu.

Nëse pacienti me dhimbje barku nuk mund t’a menagjoni atëherë duhet të udhëzohet te Gastroenterologu sepse diagnostikën e dhimbjes së barkut e bën Gastroenterologu dhe jo Kirurgu Abdominal. Kirurgu Abdominal merret me operacione dhe jo me diagnostikë.

Nëse pacientin me dhimbje të barkut (Colica abdominalis) e udhëzoni menjëherë te Kirurgu Abdominal atëherë ju me atë udhëzim për pacientin keni vendosur që menjëherë të shkojë në sallë të operacionit sepse vet fjala Kirurg ka të bëjë me një specialist i cili kryen operacione. 

Pra sipas mjekëve të përgjithshëm dhe Specialistëve të Mjekësisë Familjare çdo pacient i cili ka dhimbje të barkut ose Colica Abdominalis duhet të operohet që në të vërtetë është një gabim tepër i madh dhe mund të ndiqeni penalisht për këtë konstatim sepse t’a dërgosh pacientin me dhimbje barku direkt te Kirugu Abdominal për operacion pa pasur ose pa konstatuar sëmundje akute kirurgjike abdominale vërtetë është vepër penale.

Rreth diagnostikës së dhembjes së barkut merret mjeku i përgjithshëm, mjeku familjar, mjeku emergjent dhe Gastroenterologu. Nëse mjekët e cekur konstatojnë(me ekzaminimet e realizuara fizike, laboratorike dhe imazherike) që pacienti duhet të operohet atëherë dërgohet te Kirugu Abdominal.

Nëse ka ndonjë
dyshim rreth dhimbjes së barkut në vend që pacientin ta ekzaminojnë
fillimisht dhe të bëjnë ekzaminime laboratorike dhe imazherike ose t’a trajtojnë me medikamente, ata menjëherë shkruajnë
udhëzimin. Gabimi tjetër është se në vend që pacientin me dhimbje barku
t’a udhëzojnë te Gastroenterologu ata e udhëzojnë menjëherë te Kirurgu
duke menduar që çdo kolikë abdominale(dhimbje e barkut) ka origjinë kirurgjike dhe duhet të operohet(çfarë gabimi katastrofal).

Kolikën abdominale të dyshimtë udhëzojeni te Gastroenterologu pastaj
nëse Gastroenterologu diagnostikon ndonjë sëmundje me natyrë Kirurgjike
abdominale e udhëzon te Kirurgu Abdominal për intervenim kirurgjik.



Gabimi tjetër edhe më i madh i mjekut të përgjithshëm dhe familjar është udhëzimi i
kolikave renale ose dhimbjes së barkut në regjionin lumbal(lateral) të
majtë ose të djathtë te Kirurgu në vend se të udhëzohet te Urologu.



Poashtu gabimet janë edhe se pacientët udhëzohen menjëherë pa u
kontrolluar fare, pa e pyetur fare për ankesat dhe paraqitjen e
sëmundjes dhe pa e trajtuar fare pacientin për sëmundjen përkatëse qoftë
në formë të injeksioneve (spazmolitikë, analgjetikë), infuzioneve apo per os.



Sikur çdo dhembje e barkut të kishte natyrë kirurgjike atëhërë nuk do
të mjaftonin as 500 Spitale Rajonale e Klinika Universitare për
pacientët që do të operoheshin. 

Pra pacienti me dhimbje të barkut udhëzohet te Gastroenterologu për diagnostikim të mëtejmë dhe jo te Kirurgu Abdominal.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.