Gazeta Metro nxit urrejtje ndaj mjekëve duke plasuar lajm të rremë

Gazeta Metro nxit urrejtje ndaj mjekëve dhe atë urrejtje patologjike.
Ky portal i cili siç duket nuk i kanë as njohuritë bazike mjekësore pra janë laik tentojnë të luajnë rolin e profesionistit shëndetësor. 
Sipas këtij portali, çdo vdekje që ndodh janë përgjegjës mjekët. Ky pohim i tyre është “çmenduri mediatike” , “shthurje mediatike” “deluzion mediatik”.
Te ky portal shpërfaqet shumë qartë, niveli i tyre amatoresk si në nivelin gazetarsk dhe intelektual.
Nuk kanë as  njohuri bazike nga fusha e mjekësisë dhe lëre më të “insultit cerebral”.
Për Gazetën Metro si duket qeliza është Planet ndërsa organizmin i njeriut është gjithësi pra janë larg me miliarda kilometra larg njohurive mjekësore.
Ështe folur shumë kohët e fundit për ndikimin ruso-serb në media dhe si duket Gazeta Metro me vetëdije apo pa vetëdije po ia arrin qëllimit dhe si duket qëllimi kryesor i tyre është goditja e shëndetësisë në Kosovë dhe përfitimi i shteteve të caktuara.
Si mund të shkruaj kjo Gazetë që kinse për fajin e mjekëve paska vdekur 6 vjeçari nga Peja. 
Nga kush i paskan marr këto informacione të pavërtetuara aspak. 
Si mund të akuzohen mjekët pa u bërë autopsia ose dokumentimi i shkakut të vdekjes.
Ky lajm i pavërtetë e i padokumentuar po krijon shumë pasiguri dhe energji negative të panevojshme te njerëzit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *