Fri. Aug 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Kuptimi i fjalës Gdhend

Çka është Gdhend ?

 

GDHEND kal.

1. E bëj të rrafshët me sëpatë, me thikë a me daltë sipërfaqen e një druri, të një guri a metali; latoj. Gdhend drurin. Gdhend trarët. Gdhend bishtin e sëpatës.

2. Gërryej a skalit me daltë a me diçka tjetër të fortë sipërfaqen e rrafshët të një druri, të një guri a të një metali për të bërë aty një figurë, për të shkruar një emër etj.; skalit. Gdhend shkronjat (një mbishkrim, një emër). Gdhend një figurë (një fytyrë). Gdhend në dru (në gur, në mermer, në metal).

3. Bëj një send prej druri, prej guri a prej metali duke e gërryer a duke e kruar me daltë. Gdhend një lugë. Gdhend një bust.

4. fig. Përpunoj me kujdes, limoj për ta bërë sa më të përsosur; e tipizoj bukur, e paraqit dikë me tipare të qarta e tipike në një vepër letrare. Gdhend vargun. Gdhend stilin. Gdhend figurën e partizanit në një vepër artistike. E ka gdhendur si në mermer.

5. fig. Ngulit diçka në mendje a në kujtesë. Gdhend në kujtesë.

6. fig. bised. Edukoj, mësoj dikë që të jetë i njerëzishëm, i shtruar e i dëgjueshëm, që të dijë të sillet në shoqëri si njeri i qytetëruar; i jap kulturë dhe arsim dikujt; shtroj, zbut një njeri të pabindur. Prindërit dhe shokët e gdhendën. E gdhendi shkolla (shoqëria, puna). E gdhendën librat.

7. fig. bised. Rrah, zhdëp. E gdhendi në dru.

  • I gdhend (i tjerr) fjalët shih te FJAL/Ë,~A. Di (është i zoti) të gdhendë fjalë është i zoti të gjejë fjalë të bukura, di t’i parashtrojë gjërat bukur.

You cannot copy content of this page