Genc Nuza do ta ndaj drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës


Të mërkurën luhet finalja e Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet  Prishtinës dhe Ballkanit.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka përcaktuar gjyqtarët të cilët do ta drejtojmë këtë ndeshje nëpërmjet shortit.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Edmond Zeqiri.

Gjyqtar i katërt do të jetë Bujar Selimaj, kurse pas portave do të jenë Besfort Kosumi dhe Visar Kastrat.

Ndeshja luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 17:45.

Kujtojmë se edhe në finalen e vitit të kaluar ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89 e kishte ndarë drejtësinë Genc Nuza.

referet

 



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mjeku nga Pulmologjia bën thirrje: Mos bëni vizita për Bajram, në klinikë po i mbushim shtretërit e fundit

Tue Jul 28 , 2020
Zëvendësdrejtor i Klinikës së Pulmologjisë, Skender Bacaj në emisionin Frontal në T7 ka kërkuar nga qytetarët që për festën e Bajramit të qëndrojnë në shtëpi. “Janë duke u plotësuar vendet e fundit. Ajo që na shqetëson është që presim që Po qe se vizitat familjare s’ reduktohen gjatë festës do […]
Mjeku nga Pulmologjia bën thirrje: Mos bëni vizita për Bajram, në klinikë po i mbushim shtretërit e fundit