Skip to toolbar

Gjakovë, burgim me kusht për vozitësin e autobusit që goditi këmbësorin


loading...

Shkelzen Musa, i akuzuar për rrezikim të trafikut publik, pranoi akuzën e Prokurorisë dhe më pas u dënua nga Gjykata e Gjakovës.

Prokuroria pretendon se i akuzuari Shkelzen Musa duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes sipas shenjave të trafikut, kushteve dhe rrethanave në rrugë, kishte goditur të dëmtuarin Avdyl Tobli.

Duke pranuar fajësinë, ai tha se me palën e dëmtuar janë pajtuar sipas zakoneve dhe se për këtë vepër është penduar.

Për këto veprime, Musa u dënua me 8 muaj burgim me kusht, i cili dënim s’ do të ekzekutohet Vetëm po të i njëjti brenda dy viteve s’ kryen vepër tjetër penale.

Përveç kësaj, Gjykata e obligoi që shumën prej 120 eurove t’i paguajë në emër të shpenzimeve procedurale, ndërsa pala e dëmtuar u udhëzua në kontest civil për kompensimin e dëmit të shkaktuar.

Sipas aktakuzës, në muajin maj të vitit të kaluar, në udhën “Nënë Tereza” në Gjakovë, i akuzuari duke vozitur autobusin ndërurban kishte goditur të dëmtuarin Avdyl Tobli dhe të njëjtit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Aktakuza shpjegon se i dëmtuari kishte qenë duke e kaluar udhën nga ana e majtë në të djathtë në drejtim të lëvizjes së automjetit dhe aty kishte marrë goditjen.



loading...