Gjakovë, dy të arrestuar për organizim të lojërave të fatit


loading...

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi janë hasur në një lokal ku zhvilloheshin lojëra fati.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e dukurisë janë konfiskuar tri aparate Apex nga Dogana e Kosovës.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në udhën ‘Musa Zajmi’ në Gjakovë.



loading...