Gjakovë, mbështeten kërkesat e opozitës për largimin e deponisë së mbeturinave

loading...

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të komunës së Gjakovës u diskutuan kërkesat e opozitës për deponinë e mbeturinave në lagjen “Ali Ibra” (Koloni).

E njëjta kërkesë që i’u bë kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, u mbështet dhe u votua nga shumica e asambleistëve .

Problemi i kësaj deponie është se të gjitha mbeturinat e qytetit që mblidhen nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati”, grumbullohen e lihen aty dhe ka një javë që të njëjtat po digjen.

Asambleistët e kësaj komune, nga kryetari i kësaj komune kërkuan që brenda 30 ditësh të largohen mbeturinat nga stacioni transfer apo lagjia “Ali Ibra”, të prezentohet plani për transferimin e kësaj deponie që zona aktuale të shndërrohet në zonë pa mbetje të mbeturinave të ndryshme dhe që organet e drejtësisë ta trajtojnë me prioritet shkaktarin e vënjes së zjarrit.

Lidhur me këto kërkesa, kryetari Gjini tha se do t’i duhen të paktën 60 ditë që të mundohen ta evitojnë këtë problem.

I njëjti mohoi faktin se zjarri është vënë qëllimisht, duke theksuar se zjarri ka mund të filloj si pasojë e kimikate të ndryshme të mbeturinave.

“Sot do të nënshkruajmë memorandum me Ministrinë e Ekonomisë dhe Mjedisit, të cilët do t’i ndajnë 400 mijë euro për trasnportimin e mbeturinave prej atij vendi, por një qendër e vogël e brumgullimit të mbeturinave është e nevojshme, prejse KRM “Çabrati” së pari nevojitet ti vendos në një vend e pastaj t’i dërgojnë në deponinë tjetër në Landovicë”- tha kryetari Gjini.

Shkak i këtij reagimi nga anëtarët e kuvendit komunal është shuarja e tërësishme zjarrit dhe heqja e tyre nga ajo lagje.

Disa nga asambleistët Mimoza Shala, nga radhët e lëvizjes Vetvendosje dhe Ali Tafarshiku nga Alternativa, treguan se ka pasur ankesa edhe nga ana e banorëve të lagjes “Ali Ibra” dhe se qëllimi i tyre është eliminimi i këtij problem me qëllim të interesit shoqëror të përgjithshëm dhe shëndetit të qytetarëve të Gjakovës.

kurse, drejtori i shërbimeve publike Shkumbin Kastrati tregoi se ideja dhe qëllimi i tyre si komunë është ta largojnë deponinë e mbeturinave dhe ta eliminojnë atë

Kujtojmë që sot, ministri i Ekonomisë dhe Mjedisit Blerim Kuçi është takuar me kryetarin Ardian Gjini dhe me anë të nënshkrimit të një mmemorandum bashkëpunimi, ka ndarë 400 mijë për pastrimin e lagjes “Ali Ibra” dhe rehabilitimin e asaj hapësire.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *