Gjashtë të arrestuar që u përfshinë në përleshje me thika

loading...

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:15 janë arrestuar gjashtë të dyshuar në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Të arrestuarit janë rrahur në mes vete dhe si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore, dhe më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor në QKUK.

Në rrahje dyshohet se është përdorur edhe një mjet e mprehtë (thikë).

Të gjithë të dyshuarit pas intervisimit në Polici, me vendim të Prokurorit janë dërgua rnë mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin të arrestuarit dyshohen për tre vepra penale: Pjesëmarrje në rrahje, dëmtim prone dhe armëmbajtje pa leje.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *