Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës

loading...

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur pasdite e sotme në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Mitrovicë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë dy vetura kurse lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, ka thënë Zahiti.

Ai tutje ka bërë të ditur se të lënduarit si pasojë e lëndimeve kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin në Mitrovicë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *