#PYETJE: Gjatë shtatzënisë, me rekomandim të mjekut, kam marrë shumë utrogestan dhe magnezium.
Tash jam afër terminit të lindjes, por kam dëgjuar se pasi që kam marrë utrogestan për një kohë të gjatë, mund të mos qelet qafa e mitrës dhe duhet të lind patjetër me operacion.
A është kjo e vërtetë?
#PËRGJIGJE: Edhe pse ka shumë hipoteza, ne akoma nuk e dijmë se çka e nxit procesin e lindjes. Është një nga misteret e jetës!
Utrogestani është progesteron dhe zakonisht jepet derisa të fillojë të prodhojë placenta këtë hormon në sasi të mjaftueshme.
Nuk ka fakte se utrogestani dhe magneziumi e forcojnë qafën e mitrës dhe e pamundêsojnë qeljen e qafês së mitrës dhe lindjen vaginale.
Burimi: Poliklinika Dr.Memli