Gjendet nxënësja nga Podujeva e cila ishte raportuar e zhdukur gjatë ditës së djeshme


Sonila Mehmeti mbrëmë vonë është gjetur dhe i është kthyer familjes në Podujevë.

Familjarë të saj, kanë konfirmuar sot për Telegrafin se vajza e tyre është gjetur dhe është shëndosh e mirë.

Gjatë ditës së djeshme, familja e saj kishin njoftuar mediet se janë në kërkim të vajzës e cila është nxënëse e klasë së gjashtë.

Ajo raportohej se ishte zhdukur gjatë të enjtes në Komunën e Podujevës.

Sonila Mehmeti e cila po vijonte mësimet në shkollën “Ibrahim Rugova”, pas përfundimit të mësimit s’ ishte kthyer në shtëpi.

Familjarët e saj s’ kanë folur më shumë për rastin, por kanë thënë se ajo është gjetur shëndosh e mirë dhe tashmë është në shtëpi. 

Shih edhe:  Vetëm po të qëndroni një kohë të gjatë ulur në punë, bëni këtë ushtrim të magjishëm për eshtra dhe muskuj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *