Në Gjermani rrogat janë të larta, kështu mendojnë shumë migrantë, që duan të vijnë e jetojnë në këtë vend. Por sa paguhen vërtet punonjësit dhe sa tatime të mban shteti?


Shifrat nuk të gënjejnë, por ato duhen “lexuar” siç duhet: Kështu për shembull duhet ditur, se po të pyesësh në Gjermani se sa e ke rrogën, përgjigja që të jepet është ajo për rrogën bruto, dhe jo neto, atë që merr vërtet në xhirollogari. Sigurisht, nëse të kthejnë përgjigje, sepse gjermanët e konsiderojnë shumë të papërshtatshme t’i pyesësh, se sa e kanë rrogën.
Sipas statistikave në vitin 2018, e ardhura mesatare mujore në Gjermani është 2.950 euro. E ardhura neto, pra ajo që merr vërtet punëmarrësi është më e vogël. 33% më e vogël, dhe shkon afërsisht 1.945 euro. Pas kësaj diference prej 1000 eurosh fshihen taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.
Sasia e tatimeve që duhen paguar varet në Gjermani nga klasifikimi tatimor i punëmarrësit. Në Gjermani ka nga 1-6 klasifikime. Se në cilën kategori klasifikohesh varet nga disa faktorë, nëse je i martuar apo beqar, nëse ke fëmijë apo jeton vetëm, nëse je prind që rrit vetëm fëmijët, nëse je ushqyesi kryesor i familjes, nëse ke disa punë me deklarime tatimore.
E ardhura bruto dhe neto – Çfarë do të thotë kjo konkretisht?
Rasti nr.1: Le të marrim rastin e një burri të martuar, baba i dy fëmijëve, e që është rrogëtari kryesor në familje. Ai fiton 2.948 euro bruto në muaj. Paga mujore e tij i përket kështu të ardhurave mesatare në Gjermani. Nga kjo pagë mbahen 167 euro tatim mbi rrogën, 215 euro (7,5%) për sigurimin shëndetësor, 274 euro (9,3%) për pensionin, 36 euro (1,25%) për sigurimin në rast papunësie, dhe 45 euro (1,5%) për sigurimin në rast paaftësie fizike. Në fund ai merr realisht një pagë mujore prej 2.209 euro.
Rasti nr. 2: Një person beqar, pa fëmijë merr të njëjtën pagë mujorë, pra 2.948 euro në muaj bruto. Por ky ka një shkallë më të lartë tatimi, dhe duhet të paguajë edhe 22 euro tatim solidariteti (nga kjo babai me fëmijë është i çliruar). Në fund ky person ka një pagë mujore më të ulët, pas heqjes së tatimeve e kontributeve, i mbeten 1.944 euro në muaj. Nëse ky person është edhe anëtar i kishës katolike apo protestante, kjo shumë pakësohet edhe me 40 euro të tjera.

Deutschland Symbolbild Steuer CD und Steuererklärung (Fotolia/Bobo)Pamje simbolike e deklaratës tatimore

Profesione të paguara më mirë dhe më keq
E ardhura mesatare që përmendëm më lart është një vlerë statistikore, që nuk të thotë shumë për pagat në degë të caktuara. Në disa profesione, të punësuarit fitojnë shumë, në disa të tjera fitojnë aq pak, sa me zor arrijnë të përballojnë muajin. Vendin e parë mes profesioneve më të mirëpaguara  –  pa përgjegjësi personeli – e zenë kryemjekët. Këta paguhen mesatarisht 120.000 euro në vit. Edhe mjekët e specializuar paguhen shumë mirë, mesatarisht 90.000 euro në vit. Mes të shumëpaguarve në Gjermani renditen të punësuarit në sektorin financiar dhe ekonomik, menaxherë fondesh e menaxherë të ndryshëm në firma.
Më të keqpaguara janë punët e ndihmësve në gastronomi, rreth 2.000 euro bruto në muaj. Pak paguhen edhe parukieret, kamarierët, mes profesioneve më të keqpaguara renditen edhe punonjësit e Call Center, ndihmësit e dentistëve, dhe personeli i kujdestarisë për të moshuarit. Edhe infermieret kanë një pagë relativisht të ulët mujore (mes 2.000 dhe 2.400 euro bruto).

Symbolbild Operation (picture alliance/dpa/U. Anspach)Kryemjekët kanë paga të larta 

Paga minimale ligjore
Gjermania bën pjesë në vendet që e kanë të përcaktuar me ligj pagën minimale. Ajo është e përcaktuar me 9,19 euro ora (aktuale në nëntor 2019). Luksemburgu është vendi me pagën minimale më të lartë, 11,97 euro në orë. Belgjika, Irlanda, Holanda, dhe Franca janë vende në BE që e kanë pagën minimale më të lartë se Gjermania. Më të ulët pagën minimale e ka Bullgaria (1,72 euro), Letonia (2,54 euro), Rumania (2,68 euro), Hungaria (2,69 euro), dhe Kroacia (2,92 euro). Edhe këtu bëhet fjalë për pagë minimale bruto.
Nëse nuk je i punësuar me kontratë e detyrim tatimor page, por mbi bazën e honorarit, pra i vetëpunësuar, duhet të kujdesesh vetë për tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Këtu është e këshillueshme që të marrësh këshilla nga konsulenti tatimor, sepse deklarata tatimore është një nga gjërat më të vështira për t’u përgatitur në Gjermani.
Edhe diçka duhet ditur: Me autoritetet tatimore në Gjermani nuk bëhet shaka. E drejta ligjore tatimore në Gjermani është shumë e komplikuar, dhe vetëm një konsulent specialist mund t’iu ndihmojë për të ulur tatimet.

Symbolbild Leere Taschen, Leere Kassen (picture-alliance/dpa/U. Baumgarten)Rrogat janë mesatarisht të larta në Gjermani, por për të kuptuar realitetin duhen parë edhe faktorë të tjerë.

Më e lartë se mesatarja, më të ulta se rrogat në Zvicër
Pra a janë të larta pagat në Gjermani? Parë nga perspektiva e shumë vendeve europiane, ato janë nganjëherë dy herë ose më shumë më të larta, se në disa vende Europë. Në Shqipëri për shembull paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë është afërsisht 400 euro (Instat, 52.645 lekë, statistika për tremujorin e dytë 2019), ndërsa në Kosovë në vitin 2017 paga mesatare shënonte 527 euro (ASK). Në Kroaci paga mesatare shënon 870 euro, afër 6436 Kuna.
Pra nga statistikat del, se pagat në Gjermani janë më të larta se mesatarja europiane, por më të ulta se Zvicra, Luksemburgu apo Danimarka. Megjithatë numrat nuk të thonë gjithçka. Ato duhen parë në kontekst më të gjerë. Për shembull duhet ditur po ashtu, se në vitin 2017, shpenzimet mesatare mujore të një familjeje të zakonshme gjermane arrijnë 2.517 euro në muaj, ku mesatarisht 900 euro shpenzohen vetëm për qiranë e apartamentit dhe kostot anësore, dritat, uji, shërbimet bashkiake. Nëse ke edhe informacione të tilla shtesë, atëherë ndoshta mund ta kuptosh më mirë se si janë të ardhurat në Gjermani e çfarë të mbetet pas pagesës së tatimeve./DW
(Visited 43 times, 1 visits today)

Related posts:

Shoqëria civile kërkon drejtësi në përvjetorin e vdekjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë
Parashikimi i motit në Kosovë
Biden përshëndet rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi; bën thirrje për bashkërendim me evropianët
Haxhi Avdyli për deputetin që iu sul Vjosa Osmanit: Përjashtimi është pak
Vjosa Osmani e çon në polici deputetin Xhavit Ukaj
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan rrugaç Xhavit Ukajn
s' e ofendova Vjosa Osmanin, shkova të konsultohem pse ma bëri me gisht
Në këto komuna u regjistruan rastet e reja me COVID-19
Përplasjet në Prizren dhe Prishtinë të deputetit Xhavit Ukaj
Vdes një grua lehonë nga COVID-19
Driton Selmanaj s' komenton sjelljet e bashkëpartiakut të tij karshi Vjosa Osmanit
Tre të vdekur e 205 raste të reja me COVID-19
Komuna e Skenderajt sqaron raportimet për të moshuarin e larguar nga 'Shtëpia e Pleqve'
Ndërpritet seanca, deputeti i LDK-së i vërsulet Osmanit
Fitore mbylle gojën kur flas unë
Fitore mbylle gojën kur flasë unë
Hoti të dielën mbledh Komitetin për Menaxhimin e pandemisë dhe Këshillin e Sigurisë
Jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme
Vendimi i gjykatës zvicerane mbi qiranë e punëtorëve që punojnë nga shtëpia
jeta e punëtorëve në Kosovë
Thaçi i uron shërim nga COVID-19, Isa Mustafës
Paralajmërohen masa më të rrepta nga Qeveria për COVID-19
Ligji për COVID-19 u refuzua e Hoti drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme
Në kohë pandemie po flisni për muzë, lumenj, e trashëgimi kulturore
‘Sërish vijnë zgjedhjet’, shfaqje virtuale LIVE në Facebook dhe ZOOM
Kërcënimi kryesor s' është virusi vetë
Ish kryetar i Rahovecit votohet për dekan në FShMN
s' duam të përdorim mundësinë që na jep ligji
Masat kundër COVID 19 - Katër gjoba të shqiptuara gjatë tërë javës për lokalet në Prizren
Numri i madh i të infektuarve nxit rritjen e kapaciteteve spitalore
​Buxheti përplas Mimoza Kusarin dhe Hykmete Bajramin
Viktimat e prekura nga COVID-19 duke u nxjerrë nga spitali në arkivole
Djali i të infektuarit me COVID-19 rrëfen paragjykimet nga fshatarët, pretendon se informatat dolën ...
Populli i Kosovës dhe Srebrenicës bashkëndjejnë për shkak të historisë së përbashkët
Ministria e Kulturës s' e mbështet Festivalin e Lahutës, ‘kërcënojnë’ lahutarët 
Vetëvendosje kundër votimit për rishikimin e buxhetit
Bajrami kërkon nga deputetët votimin e rishikimit të buxhetit
PDK pro rishikimit të buxhetit
A do të zbulohet identiteti i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë? 
Zemaj numëron punët për një muaj si ministër i Shëndetësisë
Hoti s' arriti të bindë partnerin e koalicionit për ndërim të viktimave të Srebrenicës
Qindra pacientë me COVID-19 janë me oksigjenoterapi, 17 të tjerë në gjendje kritike dhe katër të tje...
Arsyetimet e Zemajt për pezullimin e sekretarit të MSH-së, Naim Bardiqi
Pandemia zbrazë kafiteritë e Prishtinës
Mosnderimi i viktimave të masakrës së Srebrenices, solidarizim me krimin
Gjykata vendos në favor të Z-Mobile, lejon përmbarimin milionësh ndaj Telekomit
Debati për pandeminë COVID-19 shtyhet për të hënën
Kuvendi i Kosovës me një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës, Lista Serbe del nga salla
Arsyetimi i Zemajt për pezullimin e sekretarit të MSH-së, Naim Bardiqi
Komuna e Vushtrrisë shton numrin e bursave pë studentë
Komna e Vushtrrisë shton numrin e bursave pë studentë
me anë të kukullave dëshmohet puna 33 vjeçare e Teatrit ‘Dodona’ 
Armend Zemaj pezullon nga puna sekretarin e ministrisë
Gjakovë -  Mbështeten kërkesat e opozitës për largimin e deponisë së mbeturinave
Bedri Dragusha votohet përsëri për dekan të Fakultetit të Bujqësisë
Numri i ri i albinfo.ch: Do të pushojmë sivjet në atdhe ose jo, kjo është çështja
Oborri i Klinikës së Mjekësisë Spotive mbulohet nga mbeturinat
Ish-drejtori i Komunës, tash asamblist s' e pranon fajësinë për laptopët e pakthyer
Dje është miratuar plani i veprimit për testet serologjike
Prishtinë, mungesë uji në lagjen "Bregu i Diellit" në kohë pandemie
Prishtinë, Bregu i Diellit pa ujë në kohë pandemie
Fotografi të krimit mjedisor në Liqenin e Batllavës
Rritja e rasteve me COVID-19, ndalohen vizitat në burgje
Florim Grajçevci votohet për dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë
Tri institute shqiptare në Prishtinë, Tiranë e Shkup reagojnë pas njoftimit për akuza ndaj Thaçit e ...
Gjakovë, mbështeten kërkesat e opozitës për largimin e deponisë së mbeturinave
Pronari infektohet me COVID-19, mbyllen dy furra në Malishevë
NISMA Socialdemokrate reagon pas 'valës' së dorëheqjeve nga partia
Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për vjedhje të biçikletave
Dashamir Bërxulli votohet për dekan në Fakultetin Filozofik
Kuvendi e zgjedh edhe drejtorin e tretë të bordit të KOSTT-it
14 dekanët e zgjedhur në fakultetet e Universitetit të Prishtinës
Aheng familjar në kohë pandemie, policia konfiskon një armë
Policia e Pejës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi
Viber jashtë funksionit
Testet e dhuruara sot nga Gjermania, të negociuara në kohën e Arben Vitisë
Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike zgjedh dekan Isak Shabanin
Isa Mustafa infektohet me COVID-19
Profesori i doktoruar në Finlandë zgjedhet Dekan në Fakultetin e Edukimit
Zgjedhen dy drejtorë të bordit të KOSTT-it
Mungon deputetja, dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend
4 kosovare dënohen me burg dhe dëbim nga Zvicra: Kanë torturuar shoqen e tyre
VIDEO- Deputetët bëjnë ‘selfie’ gjatë seancës
Masat për COVID-19, policët dhe inspektorët pengohen në një lokal në Viti
Masat për COVID-19, Policia dhe inspektorët pengohen në një lokal në Viti
Grumbull qytetarësh para Ministrisë së Shëndetësisë, s' respektohet distanca
Takimi Hoti-Vuçiq në Bruksel shtyhet për javën e ardhshme
Hoti do takohet me Komitetin për situatën emergjente me COVID-19
Kosovari plagos tre persona në Austri
Këshilli i Fakultetit zgjedh Lindita Rugovën sërish dekane në Fakultetin Filologjik
Arrestohet mitrovicasi që mbante lokalin hapur pas mesnatës
Ministri i Drejtësisë kërkon të kthehen specialistët e dorëhequr nga procesi i vettingut
Gjermania zgjat dorën e ndihmës për Kosovën, dhuron 6 mijë teste për COVID-19
Armend Zemaj tregon kur mund të bëhen testet për COVID-19 në laboratore private
Deputetët grumbull në votime, s' respektohen masat ndaj COVID-19
Prizren, 10 të ndaluar për mos respektim të masave për kufizim të lëvizjes
Gjakovë, iku nga shtëpia për shkak të raporteve me vjehrrën, u gjet pa ndjenja
Suzana Manxhuka -Kërliu rizgjidhet dekane në Fakultetin e Mjekësisë
Kololliu një ndër lojtarët më të mirë për momentin në kampionatin zviceran
Protesta e OVL UÇK iu përmbajt masave kundër COVID-19

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *