Gjermania dhe Zvicra kërkojnë me ngulm mjekë nga Kosova

Gjermania dhe Zvicra kërkojnë me ngulm mjekë nga Kosova

Mjekëve kosovarë siç duket po ua sheh hairin shteti gjerman. Madje thirrje për migrim më të lehtë drejt këtij shteti po bën edhe vetë kreu i shëndetësisë, ministri gjerman, Jens Spahn. Dikasteri që ai e udhëheq ka nevojë edhe për 80 mijë punëtorë shëndetësorë. E si resurse adekuate, këta po mendojnë që t’i marrin nga Kosova mjekët e rijn kosovarë që kanë diplomuar pas luftës.

“E vërteta është se ata që janë lindur para 18 vitesh nuk mund që sot t’i edukojmë profesionalisht. Nuk mund të mbulojmë kërkesat e mëdha për profesionistë të shkolluar prej mbi 80 mije punonjës me kuadro mjekësore nga brenda. Po, ne duam më shumë profesionistë të edukuar. Por, na duhet fuqia profesioniste nga vendet e tjera”, tha ministri gjerman gjerman në një fjalim në Bundestagun gjerman të premten.

Deklarata e tij vjen pas kritikave të opozitës në Gjermani se ministri po kërkon kuadro nga sektori i shëndetësisë në Kosovë.

“A e dini se çka po më nervozon më së shumti? Dyfytyrësia juaj. Ky është pikërisht ai lloj imigrimi që e duam”, tha ai.

“Kur isha në Kosovë takova 18-vjeçarë, bisedova me ta në një gjermanishte standarde pa theks. Edhe pse nuk ishin kurrë në Gjermani, ata thonë se e mësuan gjuhën e këtij vendi për të qenë gati kur ta kenë shansin e tyre të parë në Gjermani. Sepse duan të ndajnë vlerat e këtij vendi me neve. Sepse duan të zhvendosen këtu, jo për të shkaktuar dëme, por për të jetuar këtu. Ky është pikërisht ai lloj imigrimi që neve na duhet. Shpresoj se do të thoni PO më në fund. Kjo është saktësisht ajo që neve na duhet!”, tha ministri gjerman, që vjen nga radhët e CDU.

Por të rrezikshme këto deklarata të ministrit po duken nga ana e profesionistëve shëndetësorë. Në një prononcim për Gazetën Express, kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sjediu po shprehet se nëse vazhdohet me këtë trend, Kosova për një kohë shumë të shkurtër rrezikon që të mbetet pa profesionist të rinj shëndetësorë.

Sipas tij, në bazë të matjeve që i kanë bërë për çdo tre ditë, një mjek po largohet nga Kosova. Ndërkohë që për dy vitet e fundit, nga vendi kanë ikur 215 profesionistë shëndetësorë.
“Situata është shqetësuese. Duhet të merren seriozisht nga ana e shtetit këto ikje. Ne qysh para një kohe e kemi paparaparë se do të ndodhë ky rrezik. Po bëhet marketing i madh përmes së cilit mjekët po joshen për të punuar jashtë Kosovës. Nuk është çështja vetëm tek rroga por edhe të mundësitë që shteti po ia ofron të rinjve, profesionistëve shëndetësorë”, thotë Sjediu.
Ai deklaron se shumica e profesionisteve të rijnë, janë duke i vijuar kurset e gjuhës gjermane e angleze. Me të vetmin qëllim, atë të migrimit jashtë Kosovës.
“Nëse vazhdon kështu, Kosova do të mbesë pa mjekë. Mbi 90 për qind e tyre janë duke i vijuar kurset e gjermanishtes dhe të anglishtes. Rritja e rrogave që ndodhi tash është vetëm fasadë. Në dy vitet e fundit neve na kanë ikur rreth 215 profesionistë shëndetësorë”, thotë Sejdiu.
Blerim Syla, udhëheqës i Federatës Sindikale të Shëndetësisë po deklaron se përveç Gjermanisë, interesim për mjekët kosovarë po shpreh edhe Zvicra.
“Ne kemi paralajmëruar. Kjo situatë është shumë e rrezikshme. Ne tash edhe nga ana e Zvicrrës kemi kërkesa për mjekë.  Ka rrezikshmëri që këto dy shtete, Gjermania e Zvicrra t’i gëlltisin mjekët kosovarë”, thotë Syla, duke shtuar se deklaratat e ministrit gjerman, duhet të shihen si serioze nga ana e institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.
“Deklarata e ministrit shkon në favor të asaj që ne mund të mbesim pa kuadrin e ri, ndërsa Gjermania t’i zëvendësojë mjekët e saj, me mjekët e rinj kosovarë. Shteti duhet ta sigurojë vendin e punës mjekëve tanë. Kjo çështje duhet të kthehet në politikë nacionale. Mos të na ikun këta njerëz për shkak të mungesave që i kemi në vendin tonë”, shpreh shqetësimet e tija Syla.
Ai deklaron se rekrutimet e mjekëve kosovarë për në Gjermani në të shumtën e rasteve po bëhen në mënyrë të jashtëligjshëm përmes kompanie private në  vend të cilat po i joshin me oferta mjekët tanë.
”Sa kam unë informata për ditë ka kërkesa të mjekëve. Ikja e mjekëve mund të mos shkojnë në mënyrë të ligjshme.  Kompanitë që i rekrutojnë i marrin prej shtetit gjerman para të mëdha”, thotë Syla.
Megjithëkëtë, Express, ka provuar që ta marrë edhe një përgjigje nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit. Mirëpo ai nuk ka qenë i qasshëm për gazetën. Ani se Ismaili pati premtuar në fillimin e mandatit të tij se do t’i përmirësojë kushtet që mjekët të mos e lënë Kosovë, megjithatë, ikja po vazhdon.
Ndryshe Ministri Jens Spahn gjatë këtij viti e kishte vizituar Kosovën. Madje e pati nënshkruar edhe një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunim me palën kosovare në fushën e shëndetësisë.
Alarmi u dha edhe në korrik, kur ministri Spahn, haptas pati deklaruar para palës kosovare se Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë.
“Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë dhe nga sot me nënshkrimin e marrëveshjes kemi krijuar një bazë të përbashkët, që është qëllimi final, shkollimi profesional nëpër shkolla, i cili i referohet standardit gjerman”, tha atëherë ministri Spahn.
Sidoqoftë, ndonëse po konsiderohet shqetësues fakti i ikjes së mjekëve nga Kosova, profesionistë shëndetësorë po thonë se në anën tjetër se nuk ka një strategji për mbajtjen e tyre në vend. Derisa sipas statistikave të fundit thuhet se janë mbi 400 mjekë specialistë që tashmë ndër vite kanë ikur nga Kosova, shkruan gazeta express, përcjell albinfo.ch

Related posts:

"Qelizat burimore”, mendohet se shkaktojnë të gjitha llojet e kancerit
Virologji
Jeta e heroit Ismet Asllani ishte e mbushur me vepra trimërie për Kosovën, kur më së shumti i duhesh...
SOT KATËR TË SHËRUAR, GJITHSEJ DERI SOT 10 TË SHËRUAR ME COVID-19! Sot më 01.04.2020 në Laboratorin...
Ventro
Mjeku “hero” që u dekorua nga Meta: Si u futa nën rrënoja për të shpëtuar Klajdi Qaton
Austriakët mund të hynë në Slloveni, por jo edhe sllovenët në Austri
Gjithnjë e më shumë zviceranë po largohen nga Zvicra – por ku shkojnë?
Urdhëresë administrative për pagesën e anëtarësisë vjetore 2019
COVID-19, Rama: Kemi në dispozicion 304 respiratorë dhe 310 shtretër
Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit
E pranon edhe Trump: New York një katastrofë, hotele e stadiume do kthehen në spitale
Albinfo.at – Aktualiteti i Shqiptarëve në Austri
Mjekët dhe infermierët e QSUT nuk marrin rrogat: Shteti po tallet
Ja sa dënoheni nëse i braktisni personat e paaftë
Mjekët ligjërisht mund të ofrojnë shërbime vetëm si të licencuar
Në fshatin Pastasel të Rahovecit, 21 vjet më parë, u vranë dhe u masakruan 106 civilë të pafajshëm t...
Ja çka po bëjnë Mjekët francezë ndaj qeverisë së Francës
Sot bëhen 21 vjet kur shumë familje klinase ishin ndarë nga ushtria dhe policia serbe në fshatin Kra...
Paralajmëron mjeku i njohur: Koronavirusi mund të prekë 60 për qind të njerëzimit
Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja me COVID-19, shkon në 383 numri total i të prekurve
Mbrëmë ishte mbledhja korresponduese, e 21-ta me radhë, e Qeverisë së Kosovës. Nëntë pikat e kësaj m...
Muzetë e Vjenës rihapen, hyrja falas në disa prej tyre
What is this !?
Në QKUK vdes një person nga gripi sezonal, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Ventrikulopunksion
Kush preket nga lupusi?
Dr.Besnik Ibishi reagon ndaj shkrimit të Gazetës Shneta
NJOFTIM BİLDİRİ OBAVJEŠTENJE Orari javor i transmetimit në RTK të mësimit në distancë për gjuhën t...
Jennifer Aniston rrëfen se vuan nga agorafobia
Rëndohet situata në Turqi rritet numri i të vdekurve
Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!
Befason Epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në Shqipëri
Çfarë funksioni kryejnë veshkat e shëndetshme?
PËR 5 VJET BIE NATALITETI MBI 30% NË KOSOVË
Ventroinguinal
Tahirsylaj tregon kur do ta kaplojë vendin i ftohti ekstrem: Temperaturat deri në -20 gradë
Ja pse nuk iu merr gjumi edhepse jeni të lodhur!
Hetimi për “Sterilizimin”, Koni dëshmon në SPAK: Koncesion korruptiv
Shqiptarja përfundon mjekësinë me notë 10, Gjermania do ta marrë në punë
Ky është sekreti i një lëkure të bukur dhe imuniteti të fortë
Për dhjetë muaj, qytetarët sulmuan 132 zyrtarë
Qeveria s’pajtohet me vendimin e Avokatit të Popullit për ta çuar ligjin për pagat në Gjykatë
Një rast i dyshuar për coronavirus në QKUK - Lajmi i fundit
Mjekët kërkojnë rrugën për pavdekësinë: Dihet kur do të bëhet transplantimi i parë i kokës
Sot, 21 vjet pas rënies heroike, me respekt të thellë e kujtojmë Agim Ramadanin, njërin prej strateg...
Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë
Basri Shkodra, me biznes të suksesshëm në një konkurrencë të fortë në Zvicër
Rritja e rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Malishevës është shqetësuese. Po kaq shqetësuese ...
Immune system discovery could end chronic organ rejection
Keqpërdorimi i sinjaleve ndërkombëtare të komunikacionit
Ja në sa milion arrin popullsia e Izraelit
Dr.Talat Pallaska: Pionieri dhe doajeni i lëmisë së ORL në Kosovë
Qeveria do të paguajë hotelin për emigrantët që futen në Shqipëri
Alkooli dhe dëmet shëndetësore
Më mirë këtu atje? Flet mjeku kosovar, i cili qe 10 vjet punon në Gjermani
Kajsia ilaç për zemrën
Varshmëria nga droga, bixhozi dhe rrjetet sociale.
Mediat britanike: Rëndohet gjendja e kryeministrit Johnson
Si matet funksioni i veshkave?
Mjeku shqiptar nga Frankfurti: Pas dy vitesh do të qeshim me frikën tonë nga COVID-19
Bashkohen një avokat dhe një mjek dhe … prodhojnë çokollatën për diabetikët
26 marsi nuk është një datë e zakonshme. Është datë që risjellë trishtim e dhembje. Na e përkujton t...
King Chulalingkorn Memorial Hospital Bangkok THAILAND
QKUK: Kryhet rasti i parë në Kosovë në Stroke Center, pacientit i shpëtohet jeta dhe invaliditeti
Rrahet mjeku në Gjilan, i dyshuari e sulmon pasi e dërgon gruan për kontroll
Osmani: Stafi mjekësor meriton rritje të pagave
Koronavirusi/ OBSH i trembet më të keqes: Bota të përgatitet për pandemi
Takim pune për Koncept dokumentin për Ligjin për sëmundje ngjitëse
Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty
Brigada 162 "Agim Bajrami" na nderoi si komb me shumë beteja, që mbeten të paharruara. 21...
Verteks
Ja çka shkruan Dr.Armend Rexhepi për kryetarin e Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti
Keqpërdorimi i informatës zyrtare
Mediat "peshkojnë" vetëm shembujt negativë për Mjekët
Gabimet që mund t’i bëni për t’u mbrojtur nga dielli
Thëngjilli përsëri shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit në kryeqytet
Hipnoza regresive apo prapavajtes
Alarmante: Gjermania kërkon 13 mijë infermierë, Shqipëria mbetet pa personel
Diola Dosti – Baftiu kandidate për Global Women Awards
Venulë
Gazeta Metro nxit urrejtje ndaj mjekëve duke plasuar lajm të rremë
Ja në cilin vend u hap Spitali më i madh në Evropë
Fjalët e bukura të nutricionistës së famshme për nënën e saj
Sa para fitojnë Mjekët në Gjermani?
Turqia hyn në zonën e kuqe të koronavirusit, numri i të prekurve arrin në 34 mijë
Mentor Llugaliu: Për 20 vjet jemi qeverisë nga llojlloj hajni e krimineli
EKSKLUZIVE, PRESIDENTI THAÇI NË PRESSING
Sindikatat paralajmërojnë grevë prej të mërkurës nëse s’marrin përgjigje nga Presidenti dhe Kryemini...
Austria ndihmon Kosovën me pajisje dhe artikuj mbrojtës
Zagrebin sot e zgjoi tërmeti prej 5.4 ballëve. Në kohën kur institucionet kroate po luftojnë me viru...
Facebook vjen me pamje të re – Gazeta Koha Jone
Ramush Haradinaj
Kërkohet pensionimi i parakohshëm i mësimdhënësve me sëmundje të rënda
Marrëveshja Kolektive - Ligji i Punës
Ja cilat sëmundje i shëron çaji kamomil!
Në rast të një vale të dytë, të prekurit nga koronavirusi shërohen më shpejt
Dr.Salih Krasniqi demanton fuqishëm Gazetën Shneta
Ja çfarë metode e re e operacioneve po aplikohet në Kirurgjinë Torakale!
Dr.Fatmir Salihu: Kolikat infantile

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Psikologu Fitim Uka: Shkolla jonë dëmton seriozisht shëndetin

Wed Dec 4 , 2019
Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fitim Uka, ka bërë një reagim pas publikimit të rezultateve të testit PISA, ku Kosova ka dalur shumë keq sipas shumicës së vlerësimeve, shkruan KultPlus.com Psikologu Uka, ka thënë ndër të tjera se sistemi jonë arsimor dëmton seriozisht shëndetin, vret talentin dhe kreativitetin […]