Gjermania lehtëson procedurat për rekrutimin e mjekëve nga Kosova

loading...
Prej këtij muaji është paralajmëruar fluks i madh i ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga Kosova. Oferta të shumta për ta po vazhdojnë të vijnë nga shtetet tjera, kryesisht nga Gjermania, e cila edhe ka lehtësuar kriteret.
Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi
Gjermania ka lehtësuar procedurat për rekrutimin e punëtorëve shëndetësorë nga Kosova. Nga ky shtet vazhdimisht janë publikuar oferta për punësimin e mjekëve nga vendi, shkruan Zëri.
E kriteret për punësimin e tyre në disa raste kanë qenë të lehtësuara, kryesisht duke u kërkuar mjekëve përfundimin e studimeve në fakultetin e mjekësisë dhe njohjen e gjuhës gjermane.
Më 1 mars të këtij viti kanë hyrë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar. Ligji i ri zgjeron mundësitë për punëmarrësit e kualifikuar nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së, të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.
Ligji rreth Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë.
Një pjesë e konsideruar e mjekëve megjithëse janë në procedurë për Gjermani ata presin që të hapet konkursi për Specializim në QKUK-Prishtinë por në fakt ata nuk kanë njohuri për të vërtetat e tmerrshme të Specializimit në QKUK. Madje Specializantët të cilët janë duke specializuar në QKUK kanë bërë thirrje për Mjekët tjerë që dëshirojnë të specializojnë në QKUK se duhet të ikin sa më parë në Gjermani ose në ndonjë vend tjetër.

Related posts