Gjermania me rol vendimtar në dialog, si në kohën kur rrëzoi idetë e rrezikshme të kufijve

loading...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se  sot në Ambasadën e Kosovës në Berlin, ka pasur takim me Matthias Lüttenberg, shef i Departamentit për Evropën Juglindore në Zyrën e Kancelares Gjermane dhe Christiane Hullmann – Shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Haradinaj ka deklaruar se në këtë takim kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ministrja ka shtuar se besojmë fuqishëm që Gjermania do të luaj rolin e saj vendimtar në këtë proces “njësoj sikur në kohën kur rrëzoi idetë e rrezikshme të lëvizjes së kufijve në Ballkan”.

“Diskutuam edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku theksova se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, është qëndrim unik i Republikës së Kosovës. Rrëshqitja në dialog me tema teknike, dhe pa kornizë kohore, është kundërproduktive, dhe besojmë fuqishëm që Gjermania do të luaj rolin e saj vendimtar njësoj sikur në kohën kur rrëzoi idetë e rrezikshme të lëvizjes së kufijve në Ballkan”, thuhet në publikimin e saj në Facebook.

Ministrja ka shtuar se lidershipi i Gjermanisë si aleatja më e madhe e Kosovës në Evropë, veçanërisht tani kur kryeson Presidencën e Këshillit Evropian, është qenësor në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Fitova bindjen se ka sinjale pozitive në drejtim të një epilogu të suksesshëm të këtij procesi”, është shprehur ajo.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *