Gjetjet e MAPL-së për performancën komunale të Kaçanikut

loading...

Kaçaniku radhitet e shtata sipas Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për performancë në qeverisje lokale.

Përqindja e Komunës së Kaçanikut është 71.74 për projekte komunale në fusha të ndryshme.

Performanca komunale sipas MAPL-së është matur për kokë banori në komunë apo edhe për kilometër katror në Kaçanik.

Kjo komunë hynë në mesin e 13 komunave që kanë treguar performancë dhe që ka kaluar përqindjen më të lartë se 66 deri në 80 për qind.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka analizuar gjithsej 18 fusha të ndryshme për cdo komunë dhe ka nxjerrë rekomandimet e përgjithshme për të gjitha komunat.

Në fushën e parë të cilën ka raportuar MAPL, atë të shërbimeve administrative Kaçaniku qëndron në vendin e 8 nga përqindja më e vogël, pra me gjithsej 65.78 për qind në fushën e operimit të shërbimeve administrative komunale

Në gjithsej 18 fusha të cilat i ka analizuar ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna e Kaçanikut

Kjo fushe sipas MAPL-së, është matur në aspektin e ofrimit të shërbimeve publike administrative dhe efikasitetin e shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve, personave fizik dhe juridik, nga organet e komunës për çështjet që lidhen me kompetencat e tyre dhe të cilat kalojnë përmes Qendrës për Shërbimin e Qytetarëve në Komunë. Njëkohësisht, kjo fushë matë gatishmërinë e komunave për të ofruar shërbime administrative në formën online apo me anë të e-kioskut.

Për transparencë, Komuna e Kaçanikut është radhitur e dyta me 100 përqind, ku në këtë fushë hyjnë, publikimi i dokumenteve të prokurimit publik dhe kontratave, publikimi i dokumenteve për planifikim dhe shpenzim të buxhetit, publikimin e akteve me karakter të përgjithshëm, të miratuara nga kryetari i komunës në faqen zyrtare të komunës, përmbushja e kritereve të faqes zyrtare elektronike të komunës, niveli i qasjes në dokumente publike nga qytetarët dhe mbledhjet e kuvendit të bëra publike dhe të transmetuara drejtpërdrejt online.

Duke bërë matjen e të gjitha këtyre akterëve të lartpërmendura Kaçaniku, hyn në tri komunat e para me 100 për qind transparencë me banorët kaçanikas.

MAPL e ka radhitur të pestën me 78.35 për qind Kaçanikun për përgjegjshmëri komunale. Në këto përgjegjshmëri hynë, të punësuarit me nevoja të veçanta në institucione komunale, kontratat për shërbime të veçanta, vendet e hapura të punës, zbatimin e skemës për shpërndarjen e vlerësimeve të punës, suspendimin e zyrtarëve komunal për aktakuzat e ngritura ndaj tyre, raportimin e planit vjetor të integritetit para kuvendit komunal, nivelin e adresimit të rekomandimeve nga ZKA, miratimin e buxhetit me kohë, diskutimet për raportin e auditorit e shumë të tjera.

Te barazia në punësim, shërbime sociale dhe familjare, Kaçaniku është radhitur e nënta me 69.53 për qind. Në këtë fushë janë matur nga ana e MAPL-së, strehimi i fëmijëve në nevojë, familjet në nevojë që u është siguruar banimi dhe u janë krijuar kushtet për lëshim të banimit social, të punësuarit nga komunitetet jo- shumicë si dhe punësimet për personat me nevoja të veçanta në institucione komunale.

E 25 është radhitur Komuna e Kaçanikut me 62.1 për qind në të arriturat në kulturë rini e sport. Në këtë fushë matjet janë bërë për pjesëmarrjen e qytetarëve në veprimtari për kulturë, rini e sport, aktivitetet e kulturës, rinisë dhe sportit të organizuara nga buxheti komunal si dhe hapësirat e krijuara për aktivitete sportive për numër të banorëve.

Edhe për menaxhimin e fatkeqësive, Kaçaniku radhitet e 24-ta me 82.75 për qind. Kjo përqindje u arrit pas matjes në intervenimet për mbrojtje nga fatkeqësitë dhe nivelin e realizimit të planit komunal për menaxhimin e fatkeqësive.

Për objektet e reja me leje ndërtimi, për ndërtesat e reja të inspektuara, për kërkesat e shqyrtuara për leje të ndërtimi si dhe për sipërfaqen e territorit të komunës të mbuluar me plan rregullues, Komuna e Kaçanikut është radhitur në vendin e 15 me 50.09 për qind.

Në fushën e tetë ku hyjnë hapësira publike Kaçaniku radhitet e 20-ta me 53.8 për qind. Kjo përqindje u arrit pas analizimit të hapësirave publike të cilat kanë qenë të pajisura me ndriçim publik, sipërfaqja e hapësirave publike që mirëmbahen rregullisht si dhe sipërfaqja e hapësirave të gjelbra publike në metër katror për kokë banori.

Për udhët e ri-asfaltuara, për udhët në zonën urbane me shteg të biçikletave, për gjatësinë e udhëve lokale të cilat janë pajisur me shenjëzim vertikal dhe horizontal për gjatësinë e udhëve lokale të pajisura me trotuare, për mirëmbajtjen e udhëve gjatë sezonës dimërore, për mirëmbajtjen e udhëve gjatë sezonës verore si dhe për shtrirjen e udhëve lokale, Komuna e Kaçanikut në raportin e MAPL-së radhitet në vendin e 11 me 62.14 për qind.

Kjo fushë sipas raportit tregon gjendjen infrastrukturore, pra udhët, trotuaret ndriçimin të cilat janë në kompetencë të komunës.

Komuna e Kaçanikut është radhitur e 18 me 74.4 për qind sa i përket transportit publik. Indikatorët e matur në këtë rast kanë qenë vendndalimet e shënjezuara për automjetet e transportit publik, vennbanimet e përfshira në transport publik si dhe realizimi i planit komunal për transport lokal publik.

Për numrin e parkingjeve me vendparkim të rezervuar për persona me aftësi të kufizuara, vendparkimet e destinuara për taksi, vendparkimet për mjete motorike në territorin e komunës si dhe për numrin e parkingjeve për parkimin e veturave Kaçaniku është vlerësuar me 48.6 për qind ose në vendin e 12 sipas MAPL-së.

Përfshirja e ekonomive familjare, institucioneve publike si dhe njësive biznisore në sistemin e ujit të pijshëm, gjithashtu edhe realizimi i planit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit e ka radhitur Komunën e Kaçanikut me 84.74 për qind në vendin e 16 nga gjithsej 36 komunat e Kosovës.

Për përfshirjen në sistemin e kanalizimit si dhe për realizimin e planit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kanalizimit Kaçaniku është radhitur e 16 me 42.37 për qind të kryerjes së punëve të përmendura.

Në fushën e menaxhimit të mbeturinave, Komuna e Kaçanikut radhitet në vendin e 24 nga të gjitha komunat me 69.05 për qind. Indikatorët e matur në këtë fushë janë qenë sasitë e deponimit të mbeturinave në kilogram për kokë banori, inkasimin e mjeteve për mbledhjen e mbeturinave, realizimin e orarit për mbledhjen e mbeturinave, qasjen në sistemin e grumbullimit të mbeturinave si dhe realizimi i planit komunal për menaxhimin e mbeturinave.

Se sa ndërtesa të reja kanë zbatuar lejen mjedisore komunale, sa leje mjedisore komunale janë lëshuar si dhe sa është realizuar plani i veprimit lokal në mjedis kanë radhitur Kaçanikun të 18-n me 83.8 për qind.

Sa është respektuar regjistrimi i pronësisë në emër të dy gjinive, sa ka barazi gjinore te emërtimet e udhëve, si është plani komunal për barazi gjinore, sa është pjesëmarrja e grave në takime publike, si është barazia gjinore në buxhetim për punësim dhe ndërmarrësi të grave, buxhetimi dhe shpenzimi i përgjegjshëm gjinor, barazia gjinore te anëtarët e komiteteve komunale, se sa gratë janë të emëruara në pozita politike në komunë, se sa gra janë nën udhëheqje arsimore, shëndetësore kulturore dhe sportive si dhe sa gra janë punësuar në institucione apo administratë komunale, kanë renditur Komunën e Kaçanikut në vendin e pestë me 52.7 për qind të realizimit të kësaj fushe.

Arsimi parauniversitar e ka radhitur Kaçanikun në vendin e 10 me 69.33 për qind të realizimit të projekteve dhe planit komunal.

Ky tregues synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë,  rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë.  Kjo fushë ka performancën e përgjithshme në nivel prej 66.60%.

MAPL ka matur indikatorët si ofrimin e kujdesit shëndetësor specifik për gra dhe fëmijë, fëmijët e përfshirë në programin e imunizimit, numrin e vizitave të pacientëve në kujdesin primar shëndetësor, përqindjen e buxhetit  për kujdes primar, objektet shëndetësore e kanë radhitur komunën e Kaçanikut të 18-n me 46.05 të realizimit të indikatorëve më lartë.

Në vendin e 10 në raportin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është radhitur Komuna e Kaçanikut për zhvillimin ekonomik, lokal. Indikatorët që kanë qenë matës në këtë fushë janë: niveli i mbledhjes së faturave të tatimit në pronë, niveli i azhurnimit të regjistrit të tatimit në pronë, përgatitja dhe publikimi i listës së pronave komunale të planifikuara për dhënie në shfrytëzim si dhe plani për zhvillim ekonomik lokal.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *