Gjilan, autobusët bojkotojnë punën për shkak të tarifës hyrëse në Stacion

loading...

Kompanitë e autobusëve në Gjilan kanë bojkotuar shërbimet sot në shenjë proteste për shkak të “mos përballimit të e tarifë së lartë” në kohë pandemie.

Një kompani në kushte anonimiteti ka deklaruar për KALLXO.com se po kërkojnë zbritjen e pagesës për peron për 50 për qind nga ana e Stacionit të Autobusëve në këtë komunë, pasi që sipas tyre, për shkak të COVID-19 s’ kanë shumë punë.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Lidhur me këtë çështje KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan, Avni Hajrullahu.

Hajrullahu e ka quajtur të pabazë iniciativën e kompanive, pasi që siç thotë ai, kjo ndërmarrje s’ mund t’i mbuloj dëmet e shkaktuar nga COVID-19. Ai tha se për këtë nevojitet të kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës.

“Tarifat apo pagesat për peronizime siç nevojitet te quheshin është e pamundur për tu hequr nga Stacionet, meqenëse ne qeverisemi ne baze te vetëfinancimit dhe te vetmin burim te të ardhurave e kemi pagesën e peronizmeve. Është kërkesë e pa bazuar, meqenëse N.P.L. Stacioni Autobusëve Sh.a Gjilan eshte i vetmi nga stacionet e Kosoves qe nga 27 korrik e gjer me 15 Gusht ka liruar peronizimet për 40% për te gjitha kategoritë (marrëveshje e nënshkruar me shoqatën e operatoreve) dhe te njëjtit s’ iu kanë përmbajtur marrëveshjes duke mos i paguar retroaktivisht obligimet qe janë krijuar për atë kohë. Dhe me date 16 kemi rikthyer pagesat të kanë qenë për me shume se 15 vite”, ka deklaruar ai.

KALLXO.com ka siguruar një video nga protesta e kompanive të autobusëve.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *