Gjilani e mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”

loading...


Gjilani ka triumfuar ndaj Prishtinës në kryeqytet duke e mposhtur me rezultat 0-2, në kuadër të xhiros së tetë në Superligë.

Fiton Hajdari i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 13’ nga penalltia të cilën e fitoi Edison Kqiku pasi u pengua nga Gledi Mici

Prishtina fitoi penalti në minutën e 65’, pasi Erlis Frashëri e preku topin me dorë brenda zonës.

Mesfushori i Prishtinës, Endrit Krasniqi e humbi penalltinë pasi penalltinë e tij e priti Enea Koliqi.

Gerhard Progni shënoi për 0-2, në fundin e ndeshjes pas asistimit të Edison Kqikut.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet vendin e tretë me 13 pikë.

ndërsa, Prishtina në vendin e katërt me 11 pikë.



Related posts