Gjithmonë kam dashur të jem zog


Prishtina Insight foli me artistin Petrit Halilaj për dashurinë, identitetin, pranimin dhe përkatësinë pas hapjes së ekspozitës së tij më të fundit, e cila po shfaqet këtë muaj në Muzeun Reina Sofia në Madrid.

 

Bowerbirds janë zogj shumëngjyrësh, të cilët jetojnë kryesisht në malet me reshje shiu të Guinesë së Re dhe Australisë, dhe veçohen për ritualin e tyre unik të miqësisë, në të cilën mashkulli i specieve ndërton një “tendë” për të tërhequr partnerë.

Zogjtë i ndërtojnë këto kopsa me degë pemësh, dhe dekorojnë pjesën e brendshme me objekte të ndritshme dhe shumëngjyrëshe që ata gjejnë në mjedisin e tyre përreth, përfshirë lëvozhga, gjethe, lule, pendë, gurë dhe fruta.

Zogjtë meshkuj kalojnë orë të tëra kur dizajnojnë mbledhjen e tyre brenda dhe presin që zogjtë të gjinisë femërore të arrijnë dhe të inspektojnë punën e tyre. Hulumtimet kanë treguar që sa më të ndritshme të jenë koleksionet, aq më shumë zogj të gjinisë femërore tërheq ajo tendë e krijuar nga këta zogj.

Artisti i lindur kosovar Petrit Halilaj është frymëzuar nga këta zogj për ekspozitën e tij të fundit, e cila titullohet ““Një korb dhe uraganet që nga vendet e panjohura rikthejnë erëra të njerëzve të dashuruar”, që u hap në muzeun Museo Reina Sofia në Madrid më 16 korrik.

I ftuar, paksa si në shaka, nga Manuel Borja-Villel, kuratori dhe drejtori i muzeut, për të prodhuar “pjesën e jetës së tij”, Halilaj ndërtoi një kulle të bukur brenda Muzeut Palacio de Cristal.

Ai gjithashtu ndërhyri në arkitekturën e Palacio de Cristal, duke hapur dritaret dhe duke vendosur hapësirat e ushqimit, duke mirëpritur zogjtë që jetojnë në Parkun e afërt Retiro, si dhe ata që po migrojnë në të tërë rajonin.

“Ne hapëm vendin që zogjtë të hyjnë, dhe ky gjest synon të mjegullojë dallimin midis pjesës së brendshme dhe jashtme,” thotë Halilaj, ekspozita e re e të cilit është shfaqja e tij e parë solo në Spanjë. “Por, kjo ekspozitë gjithashtu flet për nevojën për të përfshirë diversitete – një veprim i hapjes që doja të adresoja drejtpërdrejt”, thotë ai.

Zogjtë s’ janë një element i ri që Halilaj të përfshihet në punën e tij, kurse ai gjithashtu ka tërhequr frymëzim nga kujtimet e tij të fëmijërisë dhe tensionet politike dhe kulturore në Kosovë.

“Zogjtë kanë mbajtur gjithmonë një vend të veçantë në mendjen time dhe veprat e mia,” i thotë ai Prishtina Insight. “Që nga koha e luftës midis Kosovës dhe Serbisë, kur jetoja si refugjat me familjen time, shikoja zogj me një ndjenjë shprese. Për mua, ata përfaqësuan lirinë e lëvizjes që më mungonte atëherë, dje që unë isha duke e kërkuar dëshpërimisht. ”

Halilaj i thotë Prishtina Insight se kjo magjepsje me zogjtë shtrihet edhe më tej, në fëmijëri. “Unë kam qenë gjithmonë i magjepsur nga zogjtë, madje edhe para se të mund t’i lidh ato me idenë e lirisë,” thotë ai. “Para luftës, vizatimet e mia përshkruanin zogj ekzotikë, specie që s’ i kisha parë asnjëherë në Kosovë, gjë që më nxiti imagjinatën time duke qenë aq larg dhe ndryshe nga gjithçka që dija.”

“Kur filloi lufta dhe ne duhej të largoheshim, nëna ime shpëtoi shumë nga këto vizatime, duke gërmuar një vrimë në tokë dhe duke i fshehur atje”, vazhdon ai. “Vite më vonë, kur na lejuan të ktheheshim, vizatimet ishin ende atje. Sidoqoftë, për mua, zogjtë në fotografi kishin ndryshuar plotësisht kuptimin e tyre.”

Ekspozita gjithashtu pret një vepër të quajtur Historia e një përqafimi, një skulpturë e një korbi të bardhë me madhësi të njeriut që mban një copë druri. Halilaj sqaron se vepra arti i ka rrënjët në një moment të veçantë të historisë së tij familjare qe ishte druri një jehonë nga prejardhja e tij.

“Ishte një mjet, strumbullar në gjuhën shqipe, i përdorur nga gjyshi im kur punonte tokën, dhe objekti që mbante kur mësoi se gruaja e tij kishte lindur fëmijën e tyre të parë”, thotë ai. “Gjyshi im s’ ishte në gjendje të shprehte gëzimin e tij të jashtëzakonshëm në publik, pasi kjo mund të ishte interpretuar si një shenjë dobësie në një shoqëri patriarkale, kështu që ai e përqafoi hurin e mullarit. Ai e shtrëngoi aq fort sa mendoi se mund ta prishte atë. ”

Sipas artistit, motivi i korbës së bardhë sugjeron gjithashtu larminë dhe rezistencën ndaj ndryshimit dhe shprehjes për pranim. Në këtë kuptim është një metaforë e shumë gjërave, përfshirë homoseksualitetin e tij.

Ekspozita gjithashtu përmban një grup më të madh të luleve që dekorojnë tenden, krijime të bëra duke përdorur kanavacë të pikturuara të ngjitura në kornizat delikate të çelikut. Lulet janë një përpjekje bashkëpunuese me partnerin dhe artistin Alvaro Urbano, dhe bimët dhe instalimet e tjera të zgjedhura kishin për qëllim të festonin bashkimin e tyre: forsythia, farat e palmës, lulja e qershisë, lulëkuqet, karafilët dhe zambakët.

“Që kur Alvaro filloi të përfshihet në ekspozitë, lulet si veprat artistike kanë zhvendosur tërë energjinë e shfaqjes për mua,” shpjegon Halilaj. “Ekspozita u bë një festë e jetës dhe dashurisë, kurse përqafoi edhe kontradiktat dhe dhimbjet që shoqërohen me dashurinë.”

Sipas Halilajt, ekspozita feston jo vetëm dashurinë romantike, por të gjitha format e farefisnisë, si mes njerëzve ashtu edhe gjësendeve.

“Ekspozita u bë një hapësirë ​​ku të gjitha format e dashurisë si përkujdesja dhe lidhjet familjare janë të ftuar të shprehen lirshëm, dhe lulet synojnë të përforcojnë këtë aspekt të festimit,” i thotë ai Prishtina Insight, duke shtuar se puna e tij u përpoq të fliste për betejat e brendshme ne kemi përvojë në të mësuar se si ta pranojmë dhe përqafojmë dashurinë, në vend që ta largojmë atë.

Dashuria e Halilajt për Urbanon s’ është pranuar plotësisht nga familja e tij, dhe vendi i tij s’ është njohur nga shumë shtete në botë, përfshirë Spanjën. Duke e bërë personalen politike, dhe duke synuar që ekspozita të jetë e hapur dhe të pasqyrojë larminë e ekzistencës njerëzore, Halilaj beson se po përdor biografinë e tij si pikënisje për të diskutuar problematika më të mëdha.

“Kosova, si dhe shumë vende të tjera, ka ende një rrugë të gjatë për të ecur në drejtim të përfshirjes së diversiteteve,” thotë Halilaj. “Disa grupe janë ende të margjinalizuara dhe të lënë pas dore si- homoseksualët, gratë, e pakica të tjera. Përfshirja e diversiteteve e bën një shoqëri më të fortë. ” thot ai.

Halilaj dhe Urbano do të festojnë dashurinë dhe bashkimin e tyre hapur në një ceremoni në mbyllje të ekspozitës vitin e ardhshëm, dhe Halilaj tregon se muzeu do të ndihmojë në organizimin e vizave për familjarët e tij të cilët përndryshe s’ do të kishin mundur të merrnin pjesë në ceremoni.

“Pas ekspozitës në Reina Sofia, u bënë shumë reflektime se si të kapërcehen nivele të ndryshme të pamundësisë së lirisë,” shpjegon ai. “Ekzistonte pamundësia e kosovarëve për të qenë atje për këtë dukuri të rëndësishme, pasi Spanja s’ e njeh Kosovën dhe pamundësia e njerëzve homoseksual të pranohen nga shoqëria.”

Lulet e bukura dhe të mëdha gjithashtu sugjerojnë një përmbysje në shkallën tipike të rëndësisë në planetin Tokë dhe një qasje kritike ndaj vendit të njerëzimit në univers. Sipas Halilajt, njerëzit nevojitet të mësojnë ta shohin veten “si një pjesë e shumë njerëzve, të cilët janë po aq të domosdoshëm dhe të rëndësishëm”.

Ekspozita e Halilajt është e para që u hap në muze pasi Spanja mbylli hapësirat kulturore në përpjekjet e saj për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, dhe artisti beson që pandemia gjithashtu ka ndryshuar mënyrën se si mund të perceptohen lulet e ekspozitës.

“Edhe pse përmasat e tyre tashmë ishin vendosur para pandemisë, periudha e bllokimit dhe izolimit ka ndryshuar mënyrën se si lulet, dhe e gjithë ekspozita, mund të priten dhe përjetohen,” i thotë ai Prishtina Insight. “Gjeste të vogla të kujdesit reciprok janë bërë më të pranishme dhe të domosdoshme në jetën tonë të përditshme.”

“Izolimi na detyroi të mos lëvizim dhe të pyesim gjëra shumë elementare si të themi përshëndetje me njëri-tjetrin, apo edhe si të marrim frymë,” shton Halilaj. “Gjatë gjithë këtij procesi shpesh kam menduar se si të gjitha këto pyetje, të cilat gjatë pandemisë u bënë aq të spikatura në jetën e të gjithëve, janë në fakt pyetje që njerëzit e margjinalizuar, ose njerëz, identiteti i të cilëve është lënë pas dore, i bëjnë vetes çdo ditë.”

Ekspozita do të shfaqet në Madrid deri në shkurt të vitit 2021, dhe Halilaj shpreson se mund të bëhet “një hapësirë ku njerëzit ndjehen të frymëzuar të reflektojnë, të festojnë, të dashurojnë, të kujdesen për njëri-tjetrin dhe të mos dorëzohen asnjëherë.”

 

Shkrimi është përkthyer pasi fillimisht është publikuar në gjuhën angleze në Prishtina Insight

 



Related posts:

Plagosen me thikë babë e bir në Fushë Krujë, kapet i dyshuari
Këto lagje të Prishtinës do të mbesin pa rrymë nga mesnata deri në mëngjes
Java e zezë, 78 të vdekur nga COVID-19
Prizren, shoferi i dehur kërcënon policët
Muriçi pritet t’i bashkohet ish-kampionit të Premier Ligës
​Qershitë shërojnë reumën dhe cermën
Situata me pandeminë, vendi po shkon shpejt drejt krizës humanitare
Hidhet me parashutë nga qafa e Llogarasë, lëndohet 39-vjeçari nga Tirana
Gjakovë, një grua keqtrajtohet psikikisht
VIDEO: Gërmi, gjarpri në shteg të këmbësorëve
Bullgaria arreston një person që dyshohet se sulmoi një gazetare të REL-it
VIDEO: Prishtinë, digjet një shtëpi
Projekti për shkëmbim të territoreve ka humbur jetën, por jo ideja
Profesionistet nga diaspora, iniciativë për të ndihmuar gratë shqiptare
Në ShBA, mbi 5 milionë të infektuar me coronavirus
3 mijë e 976 raste aktive me coronavirus në Kosovë
Vendimi për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike
Studiuesi sugjeron kurse integrimi për zviceranët: "ata po mbeten pakicë"
Selmanaj u kundërpërgjigjet partnerëve të koalicionit: Kryeministri
Patrullimet ndër vite në mes të KFOR-it dhe forcave serbe
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Lutfi Haziri ngushëllon dy familje gjilanase që humbën familjarët e tyre në betejën me COVID-19
Shqiptarja kandidate në zgjedhjet e 13 shtatorit në Gjermani
Suspendohen dy policë, s' mbyllën një lokal që theu masat kundër pandemisë
Sot më pak të shëruar sesa të infektuar me COVID-19
Nga këto komuna të Kosovës janë të infektuarit e rinj me coronavirus
Jakup Krasniqi shërohet nga coronavirusi
Përzien frenat me "gazin": Lëndon veten dhe kosovarin e pafajshëm
188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
12 të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend
Gjakovë e Rahovec, arrestohen pronarët e 4 restoranteve, s' respektuan masat kundër COVID-19
Austria, një vend përrallor edhe për pushime verore
Trump nënshkruan urdhra ekzekutivë për të ndihmuar financiarisht amerikanët
Vdes një person i infektuar me COVID-19
Organizuan dasma në restorantet e tyre, dënohen me nga 3 milionë lekë pronarët
Vdes në QKUK pas lëndimeve që pësoi duke kontrolluar një objekt në Prizren
Në Spitalin e Gjakovës 32 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjeno-terapi
Policia shqiptoi mbi 1.000 tiketa për kundërvajtje në trafik
Patrullimi në Karaçevë, i paautorizuar
43 pacientë po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë, një në intubim
Prizren, mosrespektimi i masave kundër COVID-19, mbyllen 7 lokale, shqiptohen 691 fletëparaqitje
Prizren, gjuajtje me armë gjatë ahengut familjar
Vrasje në tentativë në Skenderaj, 8 të arrestuar
Një i vrarë në Prishtinë
Rreth 100 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit
Indi, 7 të vdekur nga zjarri në hotelin që po përdorej si spital për COVID-19
Moti sot, me diell e vranësira, vende-vende me shi
Një vikend i qetë sa i përket pandemisë, por na e prishi xhandarmëria serbe
Pamje – Shiu shkakton dëme në disa fshatra të Shtimjes
Britani, Shqiptari i propozon të dashurës martesë, i digjet banesa nga qirinjtë
Alternativa kërkon BDI-ja të shkojë në opozitë, Po qe se të gjitha partitë shqiptare hyjnë në pushte...
Qytetari rrëfen për dhunën e zyrtarëve policor gjatë arrestimit të tij
Drita fiton ndaj Inter Escaldes në Ligën e Kampionëve
Pamje – Lumi në qendër të Shtimes i mbushur përplotë me bërllok
Bahtiri akuzon Qeverinë për tubimin e Moziku-t
Zemaj premton përkrahje në menaxhimin e pandemisë në komunat e Luginës së Preshevës
Xhandarmëria serbe ka hyrë dy herë brenda këtij viti në fshatin Karaçevë
Andrea Pirlo trajner i Juventusit
Prishtinë, një person gjendet i vdekur në veturë
Qeveria po dialogon për njohje reciproke, por Agim Veliu i referohet shtetit fqinj me 'Republika e S...
Hyrja e xhandarmërisë serbe është vetëm një patrullim i përbashkët me KFOR-in
Gjermania fut kontrollet e detyrueshme për udhëtarët që kthehen nga Kosova
Qeveria tregon ditën kur do nisë pagesa e 170 eurove
Katër të vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19
Xhandarmëria serbe ka hyrë rreth 300 metra në Kosovë
s' ka vend për deklarata pompoze e defilime në vendgjarje pa e njohur ngjarjen
Shpërndarja e albumit nga Mozzik, grumbulloi numër të madh njerëzish në Gjakovë
Futja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, KFOR jep sqarimet
Javën tjetër mund të ketë rritje të rasteve me COVID-19
Pas raportimeve në media, ndërpritet turneu i Mozzik-ut
Ndërhyn Qeveria, ndërpritet turneu i Mozzik-ut
Në sy të Policisë Mozzik promovon albumin e tij në kohë pandemie
Trafikim me njerëz, arrestohen 10 gra dhe pronari i një hoteli në Dobërdol
Regjisori i 'The Simpsons' do i bashkohet programit virtual të Anibarit këtë edicion
Heronjët e Kosovës, Thaçi nderon 21 policët e rënë në detyrë
Sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19 në Kosovë
COVID-19, 45 pacientë në QKUK në gjendje kritike
Rastet me COVID-19 nëpër komuna
Juventusi e shkarkon Maurizio Sarrin
Mbi 10 mijë qytetarë janë infektuar me COVID-19 në Kosovë
Ramush Haradinaj u 'kundërpërgjigjet' xhandarmërisë serbe, viziton Karaçevën e Kamenicës
12 persona të vdekur nga COVID-19 në Kosovë
Shënohen edhe 190 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Kufiri në Ristovc nevojitet të jetë Me kusht që doni mos me e pa xhandarmërinë serbe
rrugët në lagjen Mati 1 në kryeqytet në gjendje të mjerë
Reagon PDK për hyrjen e trupave serbe në Kamenicë
Dënojmë ashpër hyrjen e trupave serbe në territorin e Kosovës, lejimi i KFOR-it dhe neglizhenca e qe...
Gjykatat në Serbi vazhdojnë t'i ftojnë qytetarët kosovarë për vuajtje të dënimeve
Jemi duke e ngritur nivelin e komunikimit me Bujanovcin
Prishtinë, një personi i hapin faqe në rrjete sociale
Zemaj nis takimet në Bujanovc
Lirohet veterani i UÇK-së i ndaluar në Turqi
Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji, kosovari gjobitet me 500 franga
Gjakovari organizon dasëm me mbi 50 të ftuar, arrestohet
I vihet zjarri një veture në Prishtinë
Vajza rrah nënën e saj, arrestohet
Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji, kosovari gjobitet me 500 franga
Zemaj viziton sot Bujanocin dhe Preshevën
Veterani i UÇK-së ndalohet në Turqi me kërkesë të Serbisë
Hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, reagon kryeministri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vdes nga COVID-19 një ministër në Bosnje

Wed Jul 29 , 2020
  Më datë 22 korrik, Ministri Federal për çështje të veteranëve në Bosnje dhe Hercegovinë Salko Bukvareviq, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. I njëjti mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë, në Klinikën për sëmundje e mushkërive në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë, raporton Balkan AjJazeera. Menjëherë pasi kishte rezultuar pozitiv […]